Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme.

 

Një shtetas, me iniciale M.B 32 vjeç  ka dashur të parkojë makinën në oborrin e Parlamentit, duke menduar se aty është parkim.

 

Ai ka arritur ta fusë makinën brenda territorit të Kuvendit duke shkatëruar traun.

 

Personi është shoqëruar në ambientet e komisariatit të policisë nr.1 në kryeqytet për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Tiranë/Informacion paraprak

 

Më datë 07.12.2022, te Parlamenti, shtetasi M. B., 32 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka dëmtuar traun e hyrjes në Parlament.

 

32-vjeçari është shoqëruar në komisariat dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *