Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu është shprehur këtë të enjte nga Real Story se të gjithë forcat politike kanë faj në lidhje me situatën që ndodhet vendi ynë.

 

Sipas tij opozita dhe qeveria duhet të jenë më të përgjegjshëm për çdo veprim që ka të bëjë në interes kombëtar, dhe për këtë duhet që të ulen e të flasin me qëllimin e vetëm të Shqipërisë dhe larg interesave politike, por vetëm për faktin dhe detyrën që ato përfaqësojnë.

 

Ndër të tjera ai ka theksuar se patjetër që opozita ka shumë për të bërë dhe ka rolin e saj.

 

“Opozita nuk ka ndërmarrë asnjë aksion agresiv, nuk ka kërkuar as pushtet në tavolinë as të mbrojë veten. Por të ndërtohet një qeveri tranzitore që vetë nuk do të jetë pjesë por që ti shërvbeje integrimit të Shqipërise, të zhvillohen zgjedhje të lira dhe lufta ndaj korrupsionit. E di se çfarë ka qenë reforma në drejtësi ja dhamë të drejtën Ramës që të votonte të gjithë ndryshimet kushtetuese, interesi i vendit për ndryshime kushtetuese është mirkuptimi politik dhe jo blerja e deputetëve. Rama në kundërshtim me atë që ne kemi diskutuar me BE dhe SHBA bërë atë që ishte në kundërshtim, dhe opozita bëri një gabim fatal duke u futur në procesin e vettingut me ligje të miratuara nga mazhoranca. Ky vend nuk ka marrëveshje të vogla, 17 maj 2017 ishte një marrëveshje mes dy kryetar partish, një naivitet nga Basha mendoj që tashmë ka zhgënjyer jo vetëm veten por të gjithë elektoratin e djathtë.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *