Festat e fundvitit janë jo vetëm momenti më i mirë për të kaluar kohë me familjen dhe njerëzit e dashur, por edhe për të marrë e dhënë dhurata. E çfarë do të ishte Krishtlindja pa këto të fundit? Në qoftë se mendoni se pjesëtarët e familjes mbretërore kanë gjithçka dhe nuk i kushtojnë rëndësi kësaj pjese, gaboheni. Dhuratat e tyre janë thjesht të papara. Për shembull në Krishtlindjen e parë në familje, Kate i dhuroi mbretëreshës Elizabeth një vazo me “chutney”, salcë pikante të bërë vetë, ndërsa Meghan i dhuroi vjet një qenush Corgi, raca e preferuar e mbretëreshës, që këndonte.

 

Ndërkohë që dy dukeshat kanë zgjedhur dhurata aspak të kushtueshme, por shumë origjinale, mbretëresha ka bërë krejt të kundërtën për to. Sipas Daily Mail, Elizabeth e dytë i ka bërë një dhuratë shumë të çmuar dukeshës së Sussex-it, duke i besuar “Royal National Theatre”.

 

Duke filluar nga 2019-ta, Meghan do të administrojë këtë teatër, dhe do të drejtojë fushatat e mbledhjes së fondeve nga investitorët amerikanë. Një dhuratë e mirëmenduar, duke patur parasysh se Meghan ka nisur hapat e parë të karrierës piëkrisht në teatër./Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *