Kryetari i partisë “SYRIZA” në Greqi, Stefanos Kasselakis pritet të zhvillojë nesër 9 maj 2024, një vizitë në Shqipëri.

Siç shkruajnë mediat greke, kreu i “SYRIZA” do të takohet nesër me minoritetin grek në jug të Shqipërisë.

Vizita e Kasselakis në vendin tonë vjen në kuadër të turit që kreu i “SYRIZA” ka bërë në mbarë Greqinë për zgjedhjet europarlamentare që so të  mbahen në qershor.

CNN Grek raporton se Kasselakis pritet të mbërrijë në tokën shqiptare në orën 09:00 përmes pikës kufitare të Kakavijës.

Vizita e tij e parë do të jetë në Vularat dhe varrezat e grekëve të rënë gjatë luftës në vitet 1940-1941. Më pas ai do të vizitojë shkollën dhe bashkinë e Dropullit ku do të bisedojë me përfaqësues të pushtetit vendor.

Axhenda e Kasselakis:

08:00: Takim në Muzeun Ushtarak të Kallpaqit me kryetarin e Bashkisë së Pogonit, Kostas Kapsalis, një konferencë e shkurtër mbi historinë dhe problemet e zonës rurale dhe një takim me banorët në kafenetë e qytetit.

09:00: Hyrja në Shqipëri nga pika  kufitare e Kakavijës

09:30: Vizitë në shkollën e Bularatit dhe varrezat e ushtarëve grekë

10:30: Ndalesë në Jorgucat. Takim në Bashkinë e Dropullit dhe vizitë në dyqanet e minoritarëve

11:30: Ndalesë në qendrën “Kalimera” të fshatit Vanister ku do të takohet me sipërmarrës minoritarë

12:45: Ndalesë në Kakavijë

12:45-13:00: Dalja nga pika kufitare  Kakavijës/vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *