Rreth një javë më parë, Miss Ekuador, Landy Párraga Goyburo, u ekzekutua në një atentat mafioz, dy muaj pasi u zbulua se ka qenë në një lidhje me kriminelin famëkeq, Leandro Noreo.

Një postim në Instagram me një foto të ushqimit që ajo porositi duket se është ajo që ka tradhtuar modelen ekuadoriane. 23-vjeçarja Ladi Paraga Goiburo kishte postuar për 173 mijë ndjekësit e saj në Instagram një foto të pjatës me oktapod ceviche që kishte porositur për 28 prillin fatal.

Lexo edhe :

Related Posts

Sipas raportit, në foto tregohej emri i restorantit ku ndodhej 23-vjeçarja ish-Miss Ekuadori, i cili dyshohet se ka mjaftuar që vrasësit e saj të gjenin vendndodhjen e saj për ta vrarë. Pak pas postimit Paraga pa dy persona të maskuar që hynë në restorant dhe e ekzekutuan me gjakftohtësi.

I dashuri i saj, Norero njihej si një ndër trafikantët më të mëdhenj në vend dhe mbante pseudonimin “El Patron”.

Mediat përfolën emrin e tij si personi që porositi vrasjen e Ergys Dashit në Ekuador dy vite më parë, ndërkohë që njihej edhe si financues i tre grupeve kriminale. Bëhet fjalë për grupet “Los Lobos”, banda më e madhe në vend; Los Tiguerones dhe Los Chones. Të trija grupet janë rivale të “Los Choneros”./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *