Kim Kardashian vizitoi Gjermaninë për të folur në panairin tregtar dixhital dhe marketing OMR vetëm disa orë pas paraqitjes së saj në Met Gala në New York .

Por, pasi u ngjit në skenë, Kardashian u ndërpre nga një protestues i cili filloi të bërtiste vazhdimisht “Liro Palestinën”. Pamjet e shpërndara gjithandej në rrjet, tregojnë rojet e sigurimit duke e nxjerrë gruan nga turma.

Kardashian dëgjohet duke thënë “Lironi të gjithë” në mikrofonin e saj ndërsa protestuesi tërhiqet.

Më pas Kardashian tha: “Unë simpatizoj popullin e Izraelit dhe ata në Palestinë . Unë simpatizoj të gjithë. Gjithçka që duam është që të gjithë të ndihen të sigurt dhe të lirë./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *