Një ndeshje plot emocione ishte ajo mes PSG dhe Borussia Dortmund dje në Francë.

Arbitri Italian Daniele Orsato nuk i mbajti dot lotët në fund të takimit të dytë të gjysmëfinales së Champions League.

Për Orsaton kjo ishte ndeshje e fundit në Champions League pasi pas Euro 2024 do tërhiqet nga karriera e gjyqtarit.

48-vjeçari u përpoq të mbante lotët pas vërshëllimës së fundit dhe përpara se të përqafonte ndihmësit e tij në ‘Parkun e Princave’. Gjyqtari italian ishte në qendër të vëmendjes mbrëmë, kur ai fillimisht akordoi një penallti për vendasit, përpara se të ndryshonte shpejt mendjen dhe të jepte një goditje dënimi.

Orsato dhe Marco Guida janë gjyqtarët italianë të përzgjedhur për Euro 2024. Orsato ka drejtuar 55 ndeshje të Champions League në karrierën e tij, duke përfshirë finalen 2019-20 mes Bayern Munich dhe PSG. /vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *