Subscribe

Alma Arrazi, gruaje cila u vetëmbyt me tre fëmijët e saj në lumin Buna, nuk vuante nga probleme të rënda të shëndetit mendor. Ky është konfirmimi zyrtar i mjekut neuropsikiatër Gjon Preçi, që drejton shërbimin e psikiatrisë komunitare në Shkodër.

Ai ka deklaruar se 39-vjeçarja është kuruar vetëm për çrregullime të humorit.

“Nuk ka qenë paciente me probleme të shëndetit mendor. Para pak vitesh ka marrë shërbim për çrregullim të humorit me ankth”, tha mjeku psikiatër.

Të tillë pacientë nuk rezultojnë të regjistruar as në regjistrat e sistemit shëndetësor.

“Nuk ka qenë paciente me probleme madhore psikiatrik se po të ishte e tillë do ndiqej nga ne dhe do kishte kartelë dhe do trajtohej. Nëse ka ankth, pagjumësi apo të tjera si këto dhe fakti se ka një recetë nuk presupozohet se ka qenë me një paaftësi të rëndë rreziku për veten apo të tjerët”, u shpreh mjeku.

Mjeku sqaron se për konfirmimin e të dhënave mjekësore të 39-vjeçares, është kontaktuar edhe nga prokurori i çështjes qe po heton vdekjen e saj.

“Kam patur një telefonatë nga prokurori dhe i kam thënë më jep kohë sa ta sqaroj dhe në bisedat me stafin tim nuk është konfirmuar si person i regjistruar dhe i trajtuar nga ana jonë dhe ja kam dhënë këtë përgjigje”, tha mjeku.

Sot iu dha edhe lamtumira e fundit nënës dhe dy fëmijëve tw tjerë. Trupi i 39 vjeçares do të prehet tashmw në Durrës dhe ai i të miturve në Shkodër.

Pas autopsisë që nxori se Alma Arrazi nuk kishte shenja dhune, familja e tërhoqi trupin e saj duke mos pranuar të varroset pranë fëmijëve.

Drejtoria e burgjeve ndërkohë i ka dhënë leje babait të marrë pjesë në ceremoni, pas pëlqimit të prokurorisë, por policia e Shkodrës nuk e ka marrë përsipër shoqërimin./Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *