Subscribe

Mariana dhe Valeri po vijojnë qëndrimin në ishullin “Arameras”, aty ku sfidat për të mbijetuar janë të shumta.

Teksa Mariana i shpreh Valerit kënaqësinë e të qëndruarit në ishull, njëherësh ajo ka edhe një ankesë: i haet bukë.

Të njëjtin hall ka edhe Valeri, ndërsa përveç disa makaronave që kanë gati, Valeri ka improvizuar një kallam për të kapur peshk. Pas tentativave pa sukses në bre, Valeri shkon në një zonë më të thellë, ku shpreson të kap peshk, por edhe të mbledhë shkarpa për të ndezur zjarrin në darkë.

Pjesë nga biseda:

Valeri– Do kërcejmë apo do këndojmë? Mariana si po të duket vetja në ishullin e Valer Kruzosë?

Mariana– Valer, po duket shumë bukur, por vdiqa për të ngrënë

Valeri: Shiko edhe mua më është bërë barku petë se kam ngrënë shumë pak. Kanë ngelur e pak makarona për të ngrënë unë dhe ti, i kemi gati, por duhet të ndezim zjarr. Të marr e ca shkarpa. Kemi edhe peshkun që unë do e kap me kallamin tim special. Unë po iki tek shkëmbinjtë të kap peshk, po marr edhe ca shkarpa. Love you Marianita

Mariana– Love you too Valerio

Valeri: Je më e mira./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *