Teksa po analizonin dinamikat e fermës, Valeri vlerësoi rolin e Mozës në lojë, duke e konsideruar si një nga personazhet më të fortë të këtij edicioni. “Moza po e mban fermën sa të gjithë fermerët e tjerë bashkë. Është shumë e zgjuar dhe goditi që në ditën e parë”, u shpreh ai.
Nga ana tjetër, Dasara bëri një rrëfim të sinqertë për perceptimin që kishte pasur vite më parë ndaj Mozës. “Mozën Ahmetin nuk e duroja dot në vitet 2000. Sot më vjen turp që e them këtë. Nuk më dukej reale”, tha ajo.
Menjëherë pas kësaj deklarate, Valeri iu përgjigj m: “Të është dukur sikur të ka marrë diellin ty”.
Më pas, Dasara vijoi me vlerësime për mënyrën se si Moza po shfaqet në fermë, duke theksuar dimensionet e shumta të karakterit të saj. “Ajo që shpalos Moza në këtë fermë është multidimensionale. Ka martesën, nënë, grua, bashkëshorte, di çfarë është divorci. Në të njëjtën kohë që është me mentalitet kaq të hapur, përmblidhet te ai i sëmuri kur shkon në shtëpi. Janë gjëra që e bëjnë të madhe”, u shpreh Dasara.
/vizionplus.tv





