E hënë, 19 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Tiranë, tentoi të vidhte në një bankomat gjatë protestës, policia identifikon dhe ndalon 15-vjeçarin

Një 15-vjeçar është ndaluar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë në një bankomat në rrugën “Luigj Gurakuqi”, gjatë tensioneve të krijuara në protestat e ditëve të fundit.

Sipas policisë bankomati u thye me qëllim vjedhjen, më 15 tetor 2026.

Reklamë

Pas veprimeve hetimore dhe operacionale, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Pronës kanë bërë të mundur identifikimin dhe ndalimin e të miturit, i dyshuar si një nga personat e përfshirë në këtë rast.

Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe ndalimin e personave të tjerë të dyshuar.

Reklamë

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.