Një kontroll i ushtruar në Burgun e Peqinit ka çuar në zbulimin dhe sekuestrimin e disa sendeve të ndaluara në posedim të të dënuarve të sigurisë së lartë.
Sipas informacioneve paraprake të siguruara nga strukturat e IEVP Peqin, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, kontrolli u zhvillua në kuadër të forcimit të masave të sigurisë dhe parandalimit të futjes apo mbajtjes së sendeve të ndaluara në institucion.
Në operacion morën pjesë Forcat Operacionale të DPB-së dhe forcat e sigurisë të IEVP Peqin, Fier dhe Durrës.
Gjatë kontrollit, të dënuarit G.B. iu gjetën dhe sekuestruan një shishe raki (2 litra), dy shishe uiski (1.5 litra), një shishe verë (1.5 litra) si dhe dy karikues telefoni.
Ndërkohë, të dënuarit P.V. iu gjet një celular i tipit iPhone, ngjyrë e zezë, një karikues, dy fisha karikimi dhe një palë kufje wireless.
Po ashtu, të dënuarit L.D. iu sekuestruan dy telefona celularë, një Google Pixel me ngjyrë të zezë dhe një Samsung gri, një karikues me ngjyrë të bardhë, si dhe tre shishe raki (2 litra).
Për rastin, materialet procedurale i janë referuar Agjencisë për vijimin e veprimeve të mëtejshme, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Get smarter responses, upload files and images, and more.





