Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
26 August 2026
Vizion fokus

Diplomimi i 389 kursantëve të Akademisë së Sigurisë, Hita:...

“Ekonomia po rritet”, Malaj: Çdo lek shtesë në buxhet...

Stuhia e fortë godet Nepalin dhe Tibetin, 17 të...

EMRAT/ Kush është shqiptari që vrau gruan në Greqi,...

Zjarr në Sarandë, terreni e bën të vështirë ndërhyrjen...

Policisë së Shtetit i shtohen 389 të rinj e...

Koçiu: Shqipëria Sociale, fokusi kryesor i qeverisë nis me...

Vizita e shefit të CIA-s në Moskë ngre pyetje...

Alarm në aeroportin e Frankfurtit, 6 punonjës infektohen me...

Grabiten disa orë luksoze me vlerë 1.2 milionë dollarë...

Henri largohet nga Ferma Vip, publiku vendosi të mbajë në garë Blerinën

23 Maj 11:45

Nata e shtatëmbëdhjetë e spektaklit më të ndjekur, “Ferma VIP 3”, solli një tjetër mbrëmje të mbushur me emocione të forta, tensione, surpriza dhe zhvillime që pritet të ndikojnë ndjeshëm në rrjedhën e lojës drejt finales së madhe.

Prime nisi në një energji pozitive, ku fermerët finalizuan sfidën e imitimeve, një provë që solli të qeshura pafund si në fermë ashtu edhe në studio. Mes performancave dhe batutave, ishte Visi ai që arriti të fitojë sfidën, duke rrëmbyer vlerësimin maksimal.

Por atmosfera festive nuk zgjati shumë, pasi fokusi i mbrëmjes kaloi menjëherë tek televotimi kokë më kokë mes Henrit dhe Blerinës.

Pas ditësh të mbushura me strategji, debate dhe tensione të forta në fermë, rezultati i televotimit vulosi fatin e Henrit. Me shumicën e votave të publikut, ai ndërpreu rrugëtimin në “Ferma VIP 3”.

Pak para largimit, spektakli rezervoi edhe një nga momentet më emocionale të mbrëmjes. Henri u surprizua nga nëna dhe dy vëllezërit, ndërsa përmes një videomesazhi erdhi edhe mbështetja e babait të tij. Fermeri rrëfeu plagën që divorci i prindërve i ka lënë në jetë, duke treguar se një nga dëshirat më të mëdha mbetet rikthimi, qoftë edhe për një darkë të vetme, i gjithë familjes së bashku.

Ndërkohë, tensionet mes Blerinës dhe Bujakës vijuan të dominojnë debatet e kësaj mbrëmje. Përplasjet mes tyre kanë kaluar në tone të ashpra, me akuza dhe ofendime të ndërsjella.

Një tjetër histori që mori vëmendje gjatë mbrëmjes ishte dinamika mes Indrit, Vanesës dhe Klevisës. Pas largimit të Vanesës dhe hyrjes së Klevisës në fermë, marrëdhëniet mes fermerëve duket se kanë ndryshuar ndjeshëm. Indri, i cili kishte krijuar një afrimitet të dukshëm me Vanesën, surprizoi të gjithë kur kërkoi të shkruante një letër për të.

Në mungesë të Vanesës dhe për transparencë të publikut moderatorja Arbana Osmani së bashku me Indrin vendosën që letra të lexohet të hënën në prani të Vanesës.

Në fund të mbrëmjes erdhi edhe një tjetër vendim i rëndësishëm për lojën. Të gjithë fermerët, përveç Sonit që mban rolin e kryefermeres, pas sfidës së vendosur nga Agai e cila nuk pati asnjë fitues, shkuan automatikisht në nominim deri të hënën. Tashmë publiku do të ketë sërish në dorë fatin e fermerëve, duke shpëtuar të preferuarit e tij, ndërsa më pak të votuarit do të përballen me një tjetër sfidë vendimtare në garë.

Posted Under:
Anash Ferma Vip 3 Showbiz
Tagged:
blerina Ferma VIP henri

Nga e njëjta kategori

Hollywood në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur, humbi betejën me sëmundjen e rëndë

më shumë...

Diplomimi i 389 kursantëve të Akademisë së Sigurisë, Hita: Busulla juaj duhet të jetë ligji dhe shërbimi ndaj qytetarit

më shumë...

“Ekonomia po rritet”, Malaj: Çdo lek shtesë në buxhet duhet të kthehet në më shumë mundësi për familjet, bizneset dhe komunitetet

më shumë...

Stuhia e fortë godet Nepalin dhe Tibetin, 17 të vdekur, qindra të zhdukur

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

6:00

Hollywood në zi! Ndahet nga jeta aktori...

5:50

Diplomimi i 389 kursantëve të Akademisë së...

5:34

“Ekonomia po rritet”, Malaj: Çdo lek shtesë...

5:07

Stuhia e fortë godet Nepalin dhe Tibetin,...

4:51

EMRAT/ Kush është shqiptari që vrau gruan...

4:34

Zjarr në Sarandë, terreni e bën të...

4:26

Policisë së Shtetit i shtohen 389 të...

4:20

Koçiu: Shqipëria Sociale, fokusi kryesor i qeverisë...

4:16

Tre brigje, një standard: Vera 2026 e...

4:11

Parashikimi i motit për ditën e enjte,...

3:49

Nis regjistrimi në universitete, shtatë faza në...

3:30

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Qarkun e...

3:04

Strehimi për mjekët dhe infermierët, ministria ofron...

2:45

Tjetër ngjarje e rëndë në Greqi, shqiptari...

2:13

Tragjedi në Montana/ 44-vjeçari vret tetë familjarë,...

1:42

Kërcënoi bashkëshorten me pistoletë, gjykata jep masën...

1:38

E rëndë në Prizren, vritet 81-vjeçarja, autori...

12:48

Kishte kultivuar 215 bimë narkotike, arrestohet në...

12:25

AAK padit 17 vendime të qeverisë, opozita...

12:24

Me pistoletë të mbështjellë me letër kuzhinë...

Më të klikuarat

  • “Mund të mos më shohësh më, të dua shumë!”/ Vrasja e 45-vjeç...
  • Tërmet në Shqipëri, magnituda dhe epiqendra
  • Tjetër ngjarje e rëndë në Greqi, shqiptari vret gruan me thi...
  • Tragjedi në Montana/ 44-vjeçari vret tetë familjarë, mes tyr...
  • EMRAT/ Kush është shqiptari që vrau gruan në Greqi, viktima...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.