“Dialog, ku dhe kur të doni, pa kushte”, Rama: Të mbrojmë jetën e çdo personi nga dhuna dhe manipulimi

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestën.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Rama u është përgjigjur peticionit të disa shoqërive në vendin tonë, ku e ka theksuar edhe një herë se është i pahur për dialog pa kushte.
“Jepeni ju të parët shembullin e dialogut dhe për sa i takon qeverisë ne do të jemi aty
E ndërkohë distancohuni qartë nga dhuna, gurët, zjarrvënia e institucioneve, keqpërdorimi i të miturve, që të ndihmoni kësisoj edhe protestuesit paqësorë të ushtrojnë të drejtën e tyre, e cila nuk rrezikohet nga policia po nga dhunuesit që i prijnë maskaradës pseudo-studentore
Dhe po, të respektojmë të gjithë bashkë të drejtën e protestës paqësore – nga dhunuesit në krye të protestës!
Ta mbrojmë të gjithë bashkë jetën dhe dinjitetin e çdo personi – nga dhuna dhe manipulimi!
Asnje jetë nuk duhet vënë në rrezik dhe asnjë lojë nuk duhet bërë me jetën e vendit🇦🇱
Bujrum, DIALOG. Ku të doni. Kur të doni. Pa kushte”, shkruan Rama.




