Subscribe

Çdo institucion privat dhe publik që përdor pajisje nën presion, do të duhet të krijojë “pasaportën e sigurisë”. Inspektoriati shtetëror teknik ka nisur një inspektim në institucione arsimore, që i përdorin këto pajisje për ngrohje dhe për gatim. Inspektimet janë përqendruar në tre qarqe kryesore dhe do të shtrihen edhe më tej

“Aktualisht kemi inspektuar 165 shkolla private, për të parë se sa i kanë respektuar detyrimet ligjore si dhe 40 institucione arsimore publike. Kontrollet janë shtrirë në qarqet Tiranë Durrës dhe Elbasan dhe do të shtrihen më tej. Ajo që kemi hasur është mungesa e informimit që kanë subjektet përkatëse për detyrimet ligjore”, tha Sokol Zaimi kryeinspektor i ISHTI-it

Qëllimi i inspektimeve është krijimi i pasaportës së sigurisë, ku përshihen dokumentet tekniko-ligjor, lidhur me masat që merren për të parandaluar çdo ngjarje të rrezikshme.

Boshti i kësaj pasaporte është dokumenti teknik, ku përfshihen instalimet elektrike, certifikimin e pajisjeve nën presion si dhe mirëmbajtja e tyre për të shmangur çdo rrezik të mundshëm

Të njëjtën qasje inspektoriati po ndjek edhe me njësitë akomoduese. Fokusi është që restorantet dhe hotelet që përdorin gazin kryesisht për gatim të ofrojnë sigurinë e duhur.

“Kemi listuar afro 650 subjekte në total, nga veriu në jug ku rreth 70% e tyre janë certifikuar. Ne i kemi nisur që në muajin shkurt këto kontrolle me synim që të ti paraprijmë sezonit turistik”, sqaroi Zaimi.

Paralelisht, këto institucione duhet që edhe të sigurohen për rrezikun e mundshëm që paraqesin. Vendimi është botuar në fletoren zyrtare dhe është i diferencuar në varësi të subjekteve./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *