Subscribe

Piktori Helidon Haliti, zbuloi sot në emisionin “Quo Vadis” me moderatore Pranvera Borakajn, se babai i tij i ka ruajtur pikturën e parë që ka bërë kur ishte fëmijë.

Artisti tha se këtë pikturë ai e ka ekspozuar në vitin 2012 dhe se e mban atë te koka e krevatit që ka në studion e tij.

Pjesë nga intervista

Pranvera Borakaj: E mban mend pikturën e parë, skicën e parë?

Helidon Haliti: Në fakt si çdo fëmijë, im atë ishte piktor dhe unë mundohesha të zhgarravisja paralele me atë. Ai kishte ruajtur pikturën time të parë…ajo pikturë i mbijetoi kohës, e kam ekspozuar në vitin 2012 dhe e kam te koka e krevatit që kam në studio, është një akuarel.

/vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *