Subscribe

Artisti Helidon Haliti foli në studion e “Quo Vadis” me moderatore Pranvera Borakajn, për bashkëshorten e tij, Brikenën.

Piktori tha se mes tij dhe bashëshortes nuk ka patur kurrë skena xhelozie, teksa tha se e shoqja ka qenë dhe vazhdon të jetë një person i emancipuar.

Më tej ai zbuloi se nuk është martuar me ceremoni, pasi nuk i pëlqen ceremonitë e mëdha.

Helidon Haliti: Nuk dua të flas shumë se mos na marrin mësysh. Ishte shumë e emancipuar, edhe sot është shumë e emancipuar. Nëse unë do të ndiqja urtësinë e saj nuk do të isha ky piktor i përbërë nga defektet e mia. Në rastin konkret me Brikenën, unë në shtëpi jam absolutisht i sakti, pra nuk fus defekte. .. ne këmi disa pakte, u lidhëm, nuk donim me ja dit për të kaluarën, që nuk kishte në fakt sepse ishim shumë të rinj, por edhe sot celulari jot, celulari im. Mbi të gjitha unë jam piktor, unë vdes për të rënë në kurth me kuptimin që bëj gallat…kurrë asnjëherë nuk ka patur skena xhelozie. Ne nuk jemi martuar me ceremoni, ndaj nuk kemi një foto. Ishte zgjedhja ime dhe ajo e respektoi. Unë nuk i pranoj ceremonitë ishte një lloj besytnie, ne lushnjarët kemi një gjë jemi hatërmbetës..dy martohen 100 tërbohen. Ceremoninë e kemi bërë në mënyrë sportive./vizionplus.tv/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *