BBC ka publikuar pamjet ku presidenti iranian, Ebrahim Raisi, shihet në helikopter pak para aksidentit.

Ai shihet i qetë, teksa është me ekipin e tij shoqërues, pjesë e së cilës ishte edhe ministri i Jashtëm.

Lexo edhe :

Related Posts

Klikoni për të parë videon

Helikopteri i presidentit bëri një ulje të detyruar dhe te vështirtë për shkak të kushteve të këqija atmosferike. Agjencitë iraniane të lajmeve thanë se arsyeja e kësaj uljeje ishte pasi ndërsa Raisi po kthehej nga një vizitë në Azerbajxhan, helikopteri po fluturonte mbi një zonë malore me mjegull të dendur.

Mediat e huaja shkruajnë se trupat ndihmëse ushtarake dhe policore kanë nisur një operacion në shkallë të gjerë me 20 ekipe shpëtimi dhe drone për të kërkuar helikopterin e presidentit Iranian fati i të cilit nuk dihet.

63-vjeçari Raisi u rizgjodh në postin e presidentit në vitin 2021. Që nga marrja e detyrës, ai ka urdhëruar një shtrëngim të ligjeve të moralit dhe shtypjen e përgjakshme të protestave antiqeveritare. Ai ka bërë përpjekje të forta në rrafshin ndërkombëtar lidhur me aspiratat bërthamore të Teheranit./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *