Subscribe

Në 12 vitet e fundit, qeveritë kanë aplikuar thuajse çdo dy vite fushatë rivlerësimi për pronat, një fakt ky që dëshmon se ligji dhe barra tatimore për shit-blerjen e pasurive krijon ngërç në treg. Edhe më këtë fushatë, e pesta ndër vite, sipas aktorëve të tregut, sërish qeveria nuk i jep zgjidhje përfundimtare. I kërkoj mendimi është Arbër Brahaj, ndërmjetës i pasurive të patundshme.

“Me fushatat që hap vet qeveria pranon se ligji ka mangësi. Fushat kanë efekt të përkohshëm, ndërkohë zgjidhja duhet të jetë afatgjatë. Aplikimi i taksës 15% në shitblerje është dëshmi se norma tatimore është e lartë dhe duhet të ulet”, – sqaroi Brahaj në “E-ZONE”.

Lexo edhe :

Related Posts

Por që kjo nismë të ketë sukses në zbatim, duhet të shoqërohet me masa konkrete dhe një plan pune nga ana e kadastrës. Bizneset kanë rezerva se kadastra do të jetë bllokuese e këtij procesi.

“Sot pa një fushatë rivlerësimi ne kemi shumë problem me marrjen e shërbimit në kadastër. Imagjinoni sikur nisma e propozuar, që është më gjithëpërfshirëse, të miratohet. Është e pamundur që kadastra t’i përgjigjet këtyre aplikimeve. Duhet të shtojë staf dhe ky proces të ketë punonjës të dedikuar, në të kundër aplikimet do të zgjaten pa fund”, tha Brahaj.

Sipas agjentëve të tregut, aplikimet që bëhen nga E-Albania nuk respektohen thuajse asnjëherë nga kadastra si afate. Ndaj dhe agjentët e tregut thonë se përdoret më shumë sistemi i noterëve për çështjet e pronave./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *