Një 40-vjeçar është arrestuar në Elbasan , pasi për të  ishte vendosur masa e sigurisë” Arrest me burg”.

Në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ai akuzohet se nëpërmjet një biznesi për shitjen me shumicë të metaleve, lëshonte fatura të mallrave, me vlera fiktive, duke mashtruar lidhur me TVSH-në, me qëllim përfitimin ekonomik

“Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ndaloi shtetasin T. D., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Elbasanit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Ky shtetas akuzohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, nëpërmjet një biznesi për shitjen me shumicë të metaleve, lëshonte fatura të mallrave, me vlera fiktive, duke mashtruar lidhur me TVSH-në, me qëllim përfitimin ekonomik. Ky rast është goditur nga Policia e Elbasanit, në muajin nëntor të vitit 2023”, njofton policia. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *