Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka mbërritur tek Krimet e Rënda për t’u njohur me vendimin e Gjykatës.

 

Në seancën e 10 shtatorit, prokuroria kërkoi 12 vite burg, që në rast dënimi konvertohen në 8 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.

 

Ndërkohë Tahiri nga ana tjetër I ka hedhur poshtë akuzat e prokurorisë duke theksuar se provat ndaj tij janë të sajuara.

 

Ish-ministri Tahiri akuzohet për tre vepra të rënda penale “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes Habilaj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *