Subscribe

Hakmarrja sjell vrasjen e radhës në familjen Lleshi në fshatin Rukaj të Matit. Hajredin Lleshi, 60 vjeç, u qëllua për vdekje dje në mbrëmje në hyrje të shtëpisë së tij. Policia tha se ai u thirr nga një person i panjohur dhe sapo ka dalë në verandë, është qëlluar me breshëri automatiku. 60-vjeçari humbi jetën menjëherë.

 

Policia u njoftua për krimin nga djali i viktimës. Disa postblloqe u ngritën në rrugët kryesore, ndërkohë në komisariat u shoqëruan disa persona që mund të kenë informacion për ngjarjen.

 

Krimi sipas hetuesve ka motiv hakmarrjen. Katër vjet më parë, edhe i vëllai i viktimës, Xhavit Lleshi është ekzekutuar me armë zjarri në një pritë, pasi i kishte shpëtuar më parë një atentati.

 

Dyshohet se gjithçka lidhet me një vrasje që nipi i viktimës ka bërë në Angli. Ai kishte vrarë një të ri nga Mati dhe për këtë krim po vuan dënimin në burg në Angli.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *