Protestat kundër vaksinimit të detyrueshëm për grupe të caktuara dhe përdorimit të kartës së gjelbër në aktivitete të ndryshme, nuk ndalen.

 

Ashtu siç ishte paralajmëruar, mijëra njerëz mbushën rrugët e kryeqytetit në Francë për të shprehur pakënaqësinë e tyre kundër masave të reja që detyrojnë të gjithë qytetarët të paraqesin një certifikatë të re shëndetësore për të patur akses në restorante bare, teatro etj.

 

Me thirrjen “jo pasaportës së gjelbër”, protestuesit marshuan në qendër të Parisit, duke pretenduar se këto masa shkelin liritë themelore të njeriut.

 

Por në disa vende autoritetet kanë vendosur të ndalojnë organizimin e demonstratave.

 

Gjykata e Berlinit në Gjermani njoftoi se ka bllokuar një numër të lartë protestash këtë fundjavë me justifikimin se ato do të çojnë në një rritje të infeksioneve të koronavirusit.

 

Ashtu si Gjermania, edhe Australia ka marrë një vendim të ngjashëm.

 

Mbi 1300 oficerë policie në Sidnei kanë vendosur postblloqe dhe kontrolle  në rrugët kryesore për të parandaluar grumbullimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *