Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
07 March 2026
Vizion fokus

Macron: Franca nuk dëshiron luftë në Lindjen e Mesme!...

Rusia përfshihet indirekt në luftë, ndihmon Iranin në sulmet...

Shtëpia e Bardhë: Lufta në Iran do të zgjasë...

Trump i kërkon Iranit të dorëzohet pa kushte

Irani parlajmëron sërish Evropën: Nëse përfshiheni, do të jeni...

Dronët iranianë godasin edhe Irakun

Lufta në Lindjen e Mesme, më shumë se 200...

Meloni bisedë telefonike me Macron, Starmer dhe Merz! Thirrje...

Sanchez: Lufta në Iran është një gabim i madh

Projekti “EU4LEA”, Gonzato në krah të Braho: Për të...

Policia e Kosovës sekuestron para nga një degë bankare në veri

29 Maj 21:45

Policia e Kosovës njoftoi se i ka sekuestrua disa mijëra euro dhe dinarë nga një kasafortë në një degë bankare serbe në Mitrovicën e Veriut të mërkurën.

Në një njoftim për media, policia tha kasaforta në fjalë ishte kontrolluar më 20 maj, gjatë aksionit kur autoritetet kosovare i mbyllën gjashtë objekte të Bankës Kursimore të Postës dhe Bankës Popullore të Serbisë, por zyrtarët e saj nuk kishin arritur ta hapnin atë në atë kohë “në mungesë të personit përgjegjës i cili kishte çelësat”.

Policia tha se e identifikoi të mërkurën menaxheren përgjegjëse të degës së bankës “Narodna Banka” në rrugën “Knjaz Millosh” në Mitrovicën e Veriut dhe se e mori atë në pyetje “në cilësinë e të dyshuarës”.

“Në këtë rast janë sekuestruar mjetet monetare si në vijim: 152.290 dinarë serbë, 4.580 euro dhe 940 franga zvicerane”, thuhet në njoftim.

Gjatë aksionit të 20 majit, policia tha se konfiskoi në përgjithësi mbi 2.2 milionë euro – në mesin e tyre edhe dinarë, franga dhe dollarë amerikanë e australianë.

Aksioni i autoriteteve kosovare u dënua nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, të cilat thanë se ai i përshkallëzon tensionet në zonën e banuar me shumicë serbe.

Ai aksion u krye një javë pasi Banka Qendrore e Kosovës njoftoi se kishte përfunduar afati tranzitor për rregulloren e saj, që ndalon përdorimin e dinarit serb për kryerjen e pagesave.

Rregullorja e BQK-së, që hyri në fuqi më 1 shkurt, parasheh euron si monedhën e vetme për kryerjen e pagesave.

Kosova dhe Serbia janë takuar shtatë herë muajt e fundit në Bruksel, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, për ta gjetur një zgjidhje për dërgimin e ndihmës financiare nga Serbia për serbët e Kosovës, por nuk kanë gjetur pajtim deri tani.

Rregullorja i ka rritur fërkimet mes Kosovës dhe partnerëve të saj perëndimorë, të cilët kërkuan pezullimin e saj derisa komuniteti serb – i cili prej vitesh pranon pagesa të ndryshme në dinarë nga Serbia – të përshtatet me praktikën e re. /REL/

Posted Under:
Anash Kosova
Tagged:
kosove Para policia Sekuestrim Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Macron: Franca nuk dëshiron luftë në Lindjen e Mesme! S’do përfshihemi në konflikt

më shumë...

Rusia përfshihet indirekt në luftë, ndihmon Iranin në sulmet ndaj trupave amerikane

më shumë...

Shtëpia e Bardhë: Lufta në Iran do të zgjasë 4 deri në 6 javë

më shumë...

Kosova drejt zgjedhjeve? Spahiu: Vendimi i Osmanit, pasojë e përplasjes me Kurtin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:46

Macron: Franca nuk dëshiron luftë në Lindjen...

10:25

Rusia përfshihet indirekt në luftë, ndihmon Iranin...

10:22

Pse gratë e ndiejnë dhimbjen më gjatë...

10:04

Pse të porsalindurit nuk kanë lot ose...

9:48

Kisti në veshka, kur është i padëmshëm...

9:16

Shtëpia e Bardhë: Lufta në Iran do...

9:09

Problemet me aciditetin e stomakut gjatë agjërimit,...

8:36

Kosova drejt zgjedhjeve? Spahiu: Vendimi i Osmanit,...

8:08

Gjermania tërheq forca shtesë të Bundeswehr-it nga...

8:07

Zgjedhja e Presidentit nga populli, Gjykata Kushtetuese...

7:16

Trump i kërkon Iranit të dorëzohet pa...

7:08

Irani parlajmëron sërish Evropën: Nëse përfshiheni, do...

6:53

Dronët iranianë godasin edhe Irakun

6:40

Lufta në Lindjen e Mesme, më shumë...

6:26

Meloni bisedë telefonike me Macron, Starmer dhe...

6:19

Sanchez: Lufta në Iran është një gabim...

5:48

Projekti “EU4LEA”, Gonzato në krah të Braho:...

5:39

Trafikuan kokainë nga Kolumbia drejt Shqipërisë, SPAK...

5:37

Infdonezia do të ndalojë platformat online dhe...

5:32

Muçi i “mbyll derën” rithmimit te Beshiktash:...

Më të klikuarat

  • Djali i biznesmenit ukrainas rrëmbehet dhe vritet brutalisht...
  • Aksident në aksin Shënkoll–Rrilë, dy të lënduar, njëri në gj...
  • “Nuk kemi përdorur ende raketat e gjeneratës së fundit”, Ira...
  • Protestë në mbrojtje të ujit, banorët e gjashtë fshatrave në...
  • Lufta në Iran, Trump: Nuk jam aspak i shqetësuar për rritjen...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.