E mërkurë, 7 Tetor 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Gabimi i sipërmarrësve, Prenga: Nuk ua rrisnin rrogat punonjësve mos iu ngelte hatri shokëve

Supërmarrësi Altin Prenga e ka lidhur largimin e shqiptarëve me mosrespektimin punonjësit në Shqipëri dhe me pagesat e ulëta.

I pranishëm në studion e “Quo Vadis” në Vizion Plus, të moderuar nga Pranvera Borakaj, Prenga u shpreh se në diskutimet me kolegët e tij shpesh ka dëgjuar se nuk i risin rrogat punonjësve për të mos u prishur tregun e punës.

“Deri më sot një nga arsyet që ikin të rinjtë është se nuk i kemi vlerësuar financiarisht. Më vjen keq ta them, por në diskutime me kolegët e mi shpesh kur diskutojmë për rrogat dëgjoj që thonë nuk ua rrisim rrogat se na prish tregun e punës. Ne deri më sot i kemi paguar me 400-450 euro punonjësit, çfarë do bëjnë ata”, u shpreh Prenga.

Më shumë video

Reklamë