E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Rajoni

Maqedoni, përballje shqiptarësh në raundin e dytë

Maqedonia do të mbajë nesër raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Te dielën, qytetaret do të votojnë për krerët e 35 komunave që dolën në balotazh. Por sot votojnë ata që janë të sëmurë, të burgosurit dhe personat në paraburgim.

 

Sipas informacioneve të Komisionit te Zgjedhjeve, ketë te shtune votojnë rreth 1.400 persona të sëmurë apo me nevoja të veçanta nëpërmjet postës, si dhe 939 të burgosur, të cilët do të votojnë në 13 institucionet ku vuajnë dënimet.

 

Reklamë

Gara pritet të jetë e ashpër, sidomos në komunat me shumicë shqiptare. Në Tetovë, Saraj, Çair, Tearcë dhe Zhelinë, BDI-ja do të përballet me Lëvizjen Besa.

 

Ndërsa në Strugë, Gostivar e Dibër, partia e Ali Ahmetit do të sfidohet nga Aleanca për Shqiptarët e Zijadin Selës.

 

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka akredituar 5.100 vëzhgues vendorë dhe 470 të huaj. Qendrat e votimit do të hapen nesër në orën 7 dhe do të mbyllen në orën 19:00.

Më shumë video

Reklamë