E premte, 23 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Kryeparlamentari kroat paralajmëron NATO-n: Serbia po armatoset jo vetëm me armë mbrojtëse, por edhe sulmuese

Kryeparlamentari kroat, Gordan Jandrokovic ka paralajmëruar BE-në dhe NATO-n lidhur me situatën e armatimeve në rajon.

Ai ka theksuar se rendi ndërkombëtar po ndryshon, duke paralajmëruar gjithashtu se Serbia po armatoset me armë sulmuese.

Reklamë

Sipas tij  është e rëndësishme të forcohet shtylla e NATO-s, sepse për dekada të tëra Evropa ka jetuar me ndjenjën se Amerika gjithmonë qëndron pas saj, prandaj Evropa dhe vendet individuale kanë harruar sigurinë e tyre.

Ai paralajmëroi gjithashtu se Serbia po armatoset jo vetëm me armë mbrojtëse, por edhe sulmuese dhe se këtë gjë duhet ta dinë aleatët.

Reklamë

“Serbia po armatoset jo vetëm me armë mbrojtëse, por edhe me armë ofensive, sulmuese. Dhe kjo duhet t’u thuhet aleatëve tanë perëndimorë.”, tha ai.

Jandrokovic shtoi se Kroacia duhet t’ia shpjegojë Perëndimit situatën në rajon, sepse elitat e reja politike shpesh nuk e kuptojnë zonën e ish-Jugosllavisë dhe as nuk e kujtojnë politikën e Serbisë së Madhe të Slobodan Millosheviçit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë