Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër ka reaguar pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqej një automjet duke lëvizur në krah të kundërt dhe duke rrezikuar seriozisht sigurinë rrugore në aksin Shkodër–Hani i Hotit.
Pas verifikimeve të kryera nga Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore, është bërë e mundur identifikimi i drejtuesit të mjetit dhe ndaj tij është marrë masa administrative me gjobë prej 15 000 lekësh, bazuar në shkeljet e konstatuara sipas nenit 141, pika 10; nenit 146, pika 4; nenit 127, pika 1; dhe nenit 198, pika 5 të Kodit Rrugor.
Policia e Shkodrës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor në numrin falas 112, duke garantuar reagim të menjëhershëm dhe në përputhje me ligjin.
/vizionplus.tv





