Subscribe

Ministri i drejtësisë Ylli Manjani, nuk kurseu kritikat e ashpra edhe ndaj gjyqtareve. Pas analizave me noterët, përmbarimin dhe hipotekat, Manjani tha se besimi i publikut karshi gjyqësorit është mjaft i ulet. Ne analizën vjetore të gjykatës së Tiranës dhe të Apelit, ai tha se para problemeve që kanë njerëzit ne gjykata, statistikat nuk vlejnë.

“Jashtë kësaj salle këto statistika nuk vlejnë, ose vlejnë zero. Statistikat janë si garuzhdat bosh që ushqejnë njerëzit. Në sallën e gjyqit, diskutohen të drejtat e njeriut. Përpara hallit të individit, statistika e përgjithshme për fat të keq nuk ngjit. Unë pajtohem plotësisht me kritikën që i bëhet dy pushteteve të tjera që krijojnë pushtetin gjyqësor. Kritika për kritikë vetëm shton mllefin dhe sigurisht jam përpjekur si ministër i Drejtësisë të mos jem mes këtij kanali akuzash, por zëdhënës ose përçues i opinionit publik ndaj të gjithë atyre që shkruajnë ankesa çdo ditë pranë Ministrisë së Drejtësisë dhe në mediat e shkruara. Sot në mëngjes dëgjova një zonjë që ishte në prag katastrofe mendore për shkak të pretendimeve të saj. Unë nuk i hyj nëse ka të drejtë apo jo, pasi janë vendime gjyqësore. Si kjo zonja ka plot”.

Më tej, ministri ngriti disa shqetësime, ku si çështje të parë përmendi kreditë e këqija ndërkohë që nuk harroi problemet me pronat.

“Shumë shpejt do t’i propozojë qeverisë një paketë ligjore, i cili përforcon rolin e përmbaruesit, pasi mesazhi është ky: kush ka marrë kredi duhet ta kthejë pas, kokërr më kokërr. Vërtet marrëveshja është private, por interesi është publik. Nuk kemi ndërmend të cedojmë, sepse mund të ketë pasoja më vonë. Çështja e kredive të këqija duhet adresuar me përparësi. Si çdo titull ekzekutiv tjetër, duhet zbatuar. Ftesa ime është: ju lutem të lejojmë përmbarimin të zbatojë vendimet. Nuk mbrohet debitori duke i thënë mos paguaj kredinë! Mesazhi që prona nuk po shkon tek i zoti, por tek më i zoti, është një histori e vjetër. Unë jam koshient që zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme nuk është 100% aty ku duhet. Gjykatat tentojnë të anashkalojnë listën e ekspertëve të licencuar nga shteti.”

Manjani u ndal dhe tek afatet e gjykimit, të cilat kërkojnë një përshpejtim. Nga ana tjetër, ministri i Drejtësisë, tha se krahas afateve, duhen respektuar dhe oraret e gjykimit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *