Për herë të parë në histori, Manchester City triumfoi në finalen e Superkupës së Europës.

 

“Qytetarët” mposhtën me 11-metërsha Sevijan, në një duel dramatik, i cili në kohën e rregullt përfundoi në barazim 1-1.

 

Pas 25 minutave lojë, Sevija kaloi në avantazh falë një goli të shënuar nga En Nesiri, i cili goditi rrjetën pas një asisti të dhënë nga Markos Akunja.

 

Skuadra e Pep Guardiolës vendosi baraspeshën në pjesën e dytë të lojës, me Palmer që gjeti rrugën e rrjetës me kokë në minutën e 63, falë asistit perfekt që mori nga Rodri.

 

Në përballjen me penallti spanjollët humben mundësinë e fitores pas gabimit të Gudejl nga pika e bardhë e 11-metërshit.

 

Pas triumfit të mbrëmshëm, City u bë skuadra e gjashtë angleze që fiton Supërkupën e Europës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *