Deputeti Lefter Maliqi iu bën thirrje ndërkombëtarëve, veçanërisht ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim që të reagojnë ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, të cilin e quan “vampirin politik të pasurisë dhe interesave të shqiptarëve”.

Në një postim në “Facebook”, Maliqi shkruan se Rama ka një plan për të sabotuar marrëveshjen zgjedhore të firmosur në rezidencën amerikane.

“Znj Ambasadore e SHBA , te nderuar Nderkombetare !  Ka ardhur koha ti tregoni vendin “Vampirit” politik te pasurise dhe interesave te Shqiptareve. Plani i tij eshte djallezor, intrigues i pabes i nje KM mafioz, kunder SHBA-ve e Nderkombtareve. Dhe kjo duket qarte. “Gruaja e Bilalit” po saboton marreveshjen zgjedhore, te firmosur ne Rezidencen Amerikane. Pasi nxori sherbetoret e tij pseudoopozitare tani nxori hapur deputetet e tij ne deme te marreveshjes zgjedhore ne Rezidencen Anerikane.Tashme i doli boja “Beut te Surrelit”. Duket qarte qe ai nuk do ta votoje marreveshjen zgjedhore nga frika e votave, te cilat nuk do ti mari kurre. Me intrigat e tij , nxiti per te mos votuar mbi 20 deputetet e opozites se re, te cilet i ka pasur ne rresht dhe i ka per te gjitha votimet antikushtetuese si PPP-te,anti shpifja, pergjimet, Kck, komisioni hetimor per Presidentin,e shume e shume ligje qe kane votuar, ashtu siç ka dashur ai. Ky njeri eshte shume i djallezor, sepse ne dukje premtoi qe me 78 deputetet e tij do ta votonte , per te treguar se i qendron marrveshjes. Duke mare parasysh faktin , se mbi 10 deputet e opozites parlamentare do ta votojne ate, ai eshte frikesuar se marveshja mundet te votohet me mbi 84 vota . Ne kete menyre KM jone po ve ne praktike planin B , duke zgjatur votimin e marreveshjes dhe duke bere çdo llogari per ta sabotuar ate. Keshtu ai nxjerr deputetet e tij “dele” te Ps, dje, por edhe sot e mbase dhe ne ditet ne vazhdim, si zera kundra marrveshjes. Une nuk e besoj se deputetet e Ps te listes se “gruas se Bilalit” te votojne kundra porosise se tij, pasi i ka ne rresht… dhe kjo duket qarte , sepse ne ate parti nuk ka zera kundra…”

Ai theksoi se plani i Ramës është kundër interesave të ndërkombëtarëve dhe pro oligarkëve, ndërsa shtoi se Kryeministri ka frike nga koalicioni opozitar PD –LSI dhe forcat e tjera te opozites dhe socialisteve te zhgenjyer.

“Atehere znj. Ambasadore, ju e kuptoni qarte planin e tij djallezor e mafioz i cili eshte kundra interesave te Shqiptareve, por edhe kundra Nderkombetareve. Ky njeri, qe per fatin tone te keq e kemi ne krye te shtetit , eshte pro oligarkeve, krimit, bandave qe e komandojne , duke e mbajtur peng te interesave te tyre, te lidhur me tenderat, drogen, korrupsionin, zaptimin e pronave etj . “Vampiri” i shqiptareve ka frike nga Koalicioni Opozitare PD -Lsi dhe forcat e tjera te opozites dhe socialisteve te zhgenjyer, pasi jane fitues perball Rilindjes te krimit, coopullimit, varferise, pasigurise, mashtrimit, aktrimit, droges, imoralitetit politik. Eshte me se e qarte, se Nderkombetaret po presin , se kush do ta hedhi ne ere reformen dhe kjo duket qarte se kush…”Gruaja e Bilalit” Shpresoj qe reagimi nga ana juaj duhet te jete i ashper, o sot o kurre. Ky reagim uroj te vije nga Ambasadorja e SHBA -ve, si edhe Nderkombetaret , por edhe nga populli Shqiptar i cili tashme e ka kuptuar, se çfare njeriu ka ne krye te vendit. Le te çlirojme institucionet e kapura, drejtesine, pushtetin lokal, parlamentin!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *