Subscribe

Ambasadori i SHBA në Tiranë Donald Lu ka komentuar ndryshimet e ditëve te fundit në kabinetin Rama. Pas emërimit te ministrit te ri te Brendshëm, Fatmir Xhafaj, qe zëvendëson në këtë post Saimir Tahirin, diplomati i larte amerikan theksoi për “Zërin e Amerikës”, se pret që Xhafaj të luftojë në mënyrë aktive krimin e organizuar dhe të veprojë në mënyrë të paanshme, në një kohë që vendi përgatitet për zgjedhjet e reja parlamentare të 18 qershorit.

 

“Të luftojë në mënyrë aktive krimin e organizuar dhe të veprojë në mënyrë të paanshme teksa vendi përgatitet për zgjedhjet. Që lufta kundër krimit të organizuar dhe narkotikëve në Shqipëri të ketë sukses, ka nevojë për energji të reja. Nëse zoti Xhafaj punon në mënyrë agresive kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar, ai do të ketë mbështetjen tonë të plotë.”

 

Diplomati i larte amerikan theksoi se ambasada e SHBA ka bashkëpunuar me zotin Xhafajn, si kryetar i komisionit të Ligjeve dhe si kryetar i komisionit të reformës në drejtësi.

 

Deklarimet e ambasadorit Lu vijnë në kohën kur opozita i ka quajtur fasadë ndryshimet në qeveri e veçanërisht ka sulmuar zotin Xhafaj qe pason ne krye të Ministrisë së Brendshme, Saimir Tahirin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *