Teksa kohët e fundit ka patur sulme nga opozita se po qytetarëve po u ndryshohet vendbanimi, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha se diçka e tillë nuk mund të ndodhë.

 

Asnjë ankesë nuk është provuar deri tani, sipas Lleshajt.

 

“Asnjë pasiguri apo frikë parazgjedhore nuk justifikon përpjekjet për dezinformim të publikut nga aktorët politikë. Që nga fillimi i muajit tetor 2020, janë publikuar 2 ekstrakte të listave zgjedhore, të cilat janë afishuar në të gjitha bashkitë si dhe janë të aksesueshme tek portali e-Albania. Asnjë ankesë konkrete për “lëvizje nga qendrat e votimit” nuk është provuar deri tani. Dhe kështu do të vijohet deri në fund. Asnjë mundësi nuk ekziston që dikush të luajë me listat e zgjedhësve. Ata që e kanë bërë vetë dikur këtë gjë dhe tani druhen se mos kjo gjë do të përsëritet nga ne, duhet të jenë të qetë dhe të qartë: ASNJË qytetar nuk mund të lëvizet drejt një adrese të re zgjedhore jashtë vullnetit të tij dhe jashtë përcaktimeve ligjore. ASNJË!”, tha Sandër Lleshaj në “Facebook”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *