Disa lëkundje tërmeti mes orës 09:00 dhe 12:00 të kësaj të hënë kanë sjell panic në zonën e Beneventos në Itali.

Ndonëse lëkundjet kanë qënë të gjitha nga 3 deri në 3.8 ballë, videot e publikuara në mediat italiane tregojnë njerez të kapur nga paniku të cilët kanë nxitur të braktisin banesat dhe godinat e punës për të dalë në rrugë.

Më konkretisht lëkundjae parë në 09:06 ka qënë 3.4 ballë, pastaj dy minuta më vonë 3.2 ballë. Në orën 09:52 një tjetër lëkundje 3.0 ballë dhe 1 minutë më pas, lëkundja e radhës 3.4 ballë.

Më pas lëkundja që u ndje më shumë në orën 11:36 me magnitudë 3.8 sipas shkallës rihter.

Epiqëndra e lëkundjeve ka qënë në zonën San Leucio del Sannio në thellësi nga 10 deri në 17 kilometra.

Universiteti I Sannios dhe disa shkolla në Valle Caudina dhe Valle Telesina kanë ndërprere procesin mësimor dhe janë mbyllur ndërsa institucionet publike në Benevento pezulluan punën dhe godinat u evakuan.

Zona e Beneventos eshte ne rajonin e Kampanjes, dhe normalisht llogaritet si zone sizmike active pasi eshte pjese e zones sizmike te Apenineve ne Itali.

Mediat italiane raportojne se ka pasur dhjetera telefonate drejt zjarrefikesve sidomos pas lekundjes se fundit, asaj 3.8 balle.

 Burimi: Tgcom

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *