“Fifth Harmony” kanë dalë në kopertinën e revistës Billboard dhe kanë thënë se ato janë më mirë tani pas largimit të Camila Cabello. Dina, Lauren, Ally dhe Norman diskutuan për statusin e grupit të vajzave gjatë një interviste të përbashkët në Santa Monica, Kaliforni.
Camila braktisi papritmas grupin që u formua gjatë sezonit të dytë të “The X Factor”, në dhjetor të vitit 2016, gjatë një ndarje të ashpër. “…ne kemi bërë gjithçka në fuqinë tonë si mikesha, shoqe grupi dhe qenie njerëzore, për t’i mbajtur ato së bashku”, – tha Normani, 21-vjeçare. Dina, 20 vjeç, tha se grupi kishte evoluar që kur Camila u largua. “Le të themi vetëm se jemi në një vend më të mirë tani, nuk ka sekrete në këtë rreth,” – tha Dinah.
Lauren pranoi se vajzat ishin nervoze kur ato performuan për herë të parë pa Camilan, në janar gjatë People’s Choice Awards. Kënga e tyre e parë pa Camilën, “Down” u publikua muajin e kaluar dhe u rendit në vend të 42 në tabelën Billboard Hot 100 në SHBA.






