Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 August 2026
Vizion fokus

SHBA kërkon fundin e luftës me Iranin, Trump i...

Historia e kalit të verbër që fiton medalje ari,...

Skandal në Greqi, 15-vjeçari shqiptar denoncon 17-vjeçarin bashkëkombas për...

Nuk arritën në kohë për fluturimin, dy gratë futen...

Makth për vajzat e mitura në Ceuta, raportohen të...

Tmerri i flakëve në Krujë, Rama publikon reagimet e...

Thashethemet për dasmën e Cristiano Ronaldos, mijëra fansa “pushtojnë”...

Tajfuni “Dolphin” godet Kinën, evakuohen mbi 400 mijë persona,...

Aksident tragjik në Peru, 13 viktima pas përplasjes së...

Edhe Greqia në luftë me flakët, zona me e...

Lajçak: Nuk ka asgjë teknike në bisedimet Kosovë–Serbi

6 Korrik 20:33

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet ndëmrjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, shkroi të martën se “çdo gjë në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është thellësisht politike dhe asgjë nuk është teknike”.

Ai i bëri këto komente në një postim në rrjetin twitter në fillim të takimit me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, i cili drejton delegacionin e Prishtinës që të mërkurën takohet me delegacionin e Beogradit për të përgatitur raundin e ri të bisedimeve në nivelin e lartë politik.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, që pritet të takohen më vonë gjatë këtij muaji, u takuan për herë të parë në Bruksel me 15 qershor në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyjave vendeve.

Nuk pati ndonjë përparim në takimin e parë përgjatë të cilit kryeministri Kurti tha se hodhi në tryezën e bisedimeve katër propozime, përfshirë atë që, “Kosova dhe Serbia menjëherë nënshkruajnë një marrëveshje të përbashkët të paqes duke u zotuar se nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën”.

Më tej ai tha që pas njohjes së ndërsjellë, të dyja vendet duhet të zbatojnë reciprocitet dypalësh, duke krijuar për serbët në Kosovë këshillin e tyre kombëtar siç e kanë shqiptarët dhe boshnjakët në Serbi.

Pala serbe refuzoi propozimet e kryeministrit Kurti dhe presidenti serb Vuçiç tha se zoti Kurti “erdhi duke mos u pajtuar për asgjë”.

“Delegacioni shqiptar nuk dëshiron të përmbushë marrëveshjet që i kanë nënshkruar shqiptarët, pra nuk duan fare të bisedojnë për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, tha ai.

“Asociacioni nuk është për serbët por kundër Kosovës ashtu siç është dizajnuar, pra ne dëshirojmë që qytetarët e Republikës së Kosovës që janë të përkatësisë kombëtare serbe t’i kenë të gjitha të drejtat sikur të gjithë të tjerët, pra ne nuk duam që shumica të jetë e privilegjuar karshi pakicës, por në të njëjtën kohë nuk mund të lejojmë përsëritjen e skenarit të Bosnje dhe Hercegovinës”, tha ndërkaq kryeministri Kurti.

Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian dhe është zotuar se nuk do ta njohë atë, duke kërkuar siç thuhet, një zgjidhje kompromisi, ndërsa Kosova e cilëson të panegociueshme pavarësinë e saj./ VOA

Posted Under:
Kosova Politike
Tagged:
bisedimet kosove-serbi lajcak

Nga e njëjta kategori

Tmerri i flakëve në Krujë, Rama publikon reagimet e banorëve: Shteti ka qenë në këmbë, na kanë shpëtuar

më shumë...

“Nuk e njohim Kosovën”, Prishtina heq flamurin ukrainas pas deklaratës së Zelenskyt

më shumë...

“Jo paralele mes Kosovës e Ukrainës”, Tirana zyrtare i përgjigjet deklaratave të Zelenskyt në Beograd

më shumë...

“Betejë e jashtëzakonshme”, Rama për zjarrin në Krujë: Bilanci mund të kishte qenë tragjik, siç po ndodh në vende të tjera të Europës

më shumë...

One thought on “Lajçak: Nuk ka asgjë teknike në bisedimet Kosovë–Serbi”

  1. MANI,USA. says:
    July 6, 2021 at 10:42 pm

    LAJÇAK: NUK KA ASGJË TEKNIKE N’BISEDIMET KOSOVË-SERBI!”
    VAJGJAK;UH KANGJË EPIKE O,FSHISËKRIMET HORPROVË-TËRPI!
    HEU LAJÇAK; EU VAJGJAK; PORSI HORZI; BE-JA DHE PAS DY DE-
    CENJË, ZVERDHE QAS FY NGECRËNJË; DUKE FAVORIZUAR OUH,
    POLITIKËN KANIBALË MILLOSHEVIÇIANE OUH, MOJ MJERANE;
    QË DUKE DEKORUAR EDHE KE DHURUAR SERBINË FASHISTE,
    TËRPINË DRAZHISTE; A, DUKE DËNUAR,DUKE DNENONCUAR,
    VIKTIMËN,SI JETIMËN;MBARË POPULLKOMBIN SHQIPTARË,SE
    PAK PO U DUKET,QË NA ZHDUKËT,MBI 80% POR KËRKONI O,
    TENTONI 100% PËR ÇFARROSJE, ÇRRANOSJE TOTALË,GLOBALË
    AHIII, MË SA KANIBALË, MË KATASTROFALË; DUKE GETOIZUAR
    DHE TERRORIIZUAR, OUH,ME SHEKUJ OR TEMPUJ,VAZHDONI
    TË NA DËMTONI, T’NA ASGJASONI, TË NA MASAKRONI; ATHUA
    MOS DO JU VRET NDËRGJEGJJA DHE PËRGJEGJJA OUH, MU NGA
    MALLKIMI,MOR KALLKRIMI;GJËR HOLOKAUSTET GJENOCIDALË
    KUNDËR, THUNDËR, TERË POPULLKOMBIT,RROKULLKOBIT,TË
    MBARË PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARISË!!NGA MANI,USA.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:28

SHBA kërkon fundin e luftës me Iranin,...

9:57

Historia e kalit të verbër që fiton...

9:37

Skandal në Greqi, 15-vjeçari shqiptar denoncon 17-vjeçarin...

9:20

Aktorja përballet me momentin e sikletshëm në...

9:10

Zjarret në vend, 8 vatra aktive! Ministria...

8:58

Kruja nuk gjen qetësi nga flakët, riaktivizohet...

8:35

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia shpëton...

8:14

Nuk arritën në kohë për fluturimin, dy...

7:38

Vatra në Mallakastër, ende aktive, vijon lufta...

6:53

I dënuar me burg përjetë, Ardian Çapja...

6:33

Makth për vajzat e mitura në Ceuta,...

6:00

Tmerri i flakëve në Krujë, Rama publikon...

5:35

Thashethemet për dasmën e Cristiano Ronaldos, mijëra...

4:45

Tajfuni “Dolphin” godet Kinën, evakuohen mbi 400...

4:40

Aksident tragjik në Peru, 13 viktima pas...

3:36

A flini me kondicionerin ndezur? Studimet tregojnë...

3:17

Edhe Greqia në luftë me flakët, zona...

3:15

Themelohet “NATO” e Lindjes së Mesme, Turqi-Pakistan-Arabia...

3:11

Programe të reja te “Gjuhët e huaja”,...

1:55

Lamallari e Hita inspektim në Krujë, nuk...

Më të klikuarat

  • Viktima Johan Zuko dhe autori Kristjan Sterjo Sterjo mori kallashin dhe ndoqi Zukon e shokët e tij për t’i...
  • Aktorja përballet me momentin e sikletshëm në tapetin e kuq...
  • Nga shokë fëmijërie në “rivalë”, si nisi përplasja mes të ri...
  • Skandal në Greqi, 15-vjeçari shqiptar denoncon 17-vjeçarin b...
  • Tragjedi në Ksamil, babai përplas aksidentalisht vajzën 4-vj...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.