Dy vjet pasi i ka mbaruar mandati, Ardian Dvorani duhet te lëshojë detyrën si anëtar i Gjykatës se Larte. Gjykata Kushtetuese i ka dhëne te drejte Partisë Demokratike, e cila kërkoi ndryshimin e ligjit per Gjykatën e Larte, duke pasur ne fokus pikërisht mandatin e Dvoranit. Opozita vuri ne lëvizje Kushtetuesen per te rrezuar nje nen ne ligjin per Gjykatën e Larte te miratuar gjate qeverise Berisha, i cili i jepte mundësi anëtareve te kësaj gjykate te qëndronin ne detyre deri ne emërimin e pasardhësit, nen nga i cili kishte përfituar Ardian Dvorani, i cili ishte pjese e Gjykatës se Larte prej 12 vitesh.  Aktualisht ne Gjykatën e Larte janë 4 vende vakante  dhe qe prej vitit 2013 kuvendi i ka rrezuar presidentit te Republikës 7 kandidatura. Nga ana e tij vete kreu i shtetit ka me shume se nje vit qe nuk sjell asnjë kandidat per këto poste ne parlament.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *