Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
22 May 2026
Vizion fokus

SHBA përshkallëzon tensionet me Kubën, Rubio: S’ka gjasa për...

Lamallari takohet me Ministrin e Brendshëm të Austrisë: Forcojmë...

Trump thotë se SHBA-të do të dërgojnë 5,000 trupa...

Anulohet në minutën e fundit ekzekutimi me vdekje në...

76-vjeçari me kamion futet në korsinë e kundërt, përplaset...

Aktivisti shqiptar u ndalua nga autoritetet izraelite, ministri Hoxha:...

Ministri Hoxha merr pjesë në takimin e Ministrave të...

Rama: Fitoi Shqipëria europiane! Kryeminisri reagon pas kalimit të...

“Gara” për kreun e PD-së, Hitaj: Salianji ishte kandidati...

U godit me sende të forta, gazetari zbulon live...

Blerina apo Henri, kush largohet? Vota e publikut vendos sot në mbrëmje për një nga fermerët

22 Maj 11:29

Mbrëmja e sotme pritet të jetë një nga më të fortat dhe më vendimtaret e këtij edicioni, teksa loja ka hyrë në fazën më delikate të saj.

Vëmendja kryesore do të jetë te televotimi kokë më kokë mes Henrit dhe Blerinës, ku njëri prej tyre do të largohet përfundimisht nga ferma.

Pas ditësh të mbushura me tension, strategji dhe diskutime të shumta mes fermerëve, tashmë publiku mban në duar fatin e dy prej konkurrentëve më të komentuar të këtij sezoni.

Gara mes tyre është kthyer në një duel të vërtetë emocionesh, ndërsa mbetet për t’u parë se cili prej tyre do të ndërpresë rrugëtimin në Ferma VIP.

Si çdo javë, edhe sonte Agai do të vendosë përballë fermerëve sfida të reja, të cilat pritet të testojnë jo vetëm forcën fizike dhe durimin, por edhe marrëdhëniet mes tyre. Në një periudhë ku nervat janë në limit dhe çdo vendim mund të ndikojë lojën, sfidat e Agait pritet të ndezin akoma më shumë atmosferën brenda fermës.

Prime-t nuk do t’i mungojë as debatet e forta dhe përplasjet mes fermerëve, të cilat kanë shoqëruar ditët e fundit në shtëpi. Aleancat duket se po lëkunden, ndërsa tensionet e grumbulluara prej javësh kanë sjellë diskutime të ashpra që pritet të marrin përgjigje sonte live.

Një tjetër dinamikë që ka tërhequr vëmendjen e publikut është edhe raporti mes Mozës dhe Zhakut. Pas shumë tensioneve, ironive dhe përballjeve të vazhdueshme, duket se mes tyre ka pasur një ulje tensionesh dhe një përmirësim të marrëdhënies. Dy fermeret kanë shfaqur më shumë qetësi ndaj njëra-tjetrës gjatë ditëve të fundit, duke lënë të kuptohet se konfliktet e forta mund t’i kenë lënë pas.

Mes emocioneve, surprizave dhe një eliminimi që pritet të trazojë fermën, mbrëmja e sotme që pritet të fillojë në orën 21.00 premton spektakël dhe zhvillime të forta që mund të ndryshojnë krejtësisht ekuilibrat e lojës.

Posted Under:
Ferma Vip 3 Gossip Kryesoret Vendi
Tagged:
blerina Ferma VIP henri Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Fier/ Kapet me dy kallashnikovë në banesë dhe municion luftarak, në pranga 43-vjeçari (EMRI)

më shumë...

Ministrja Sala me studentët e mjekësisë: Inteligjenca Artificiale një aleat i ri në diagnostikë

më shumë...

Lamallari takohet me Ministrin e Brendshëm të Austrisë: Forcojmë bashkëpunimin në fushën e sigurisë

më shumë...

Anulohet në minutën e fundit ekzekutimi me vdekje në SHBA, i burgosuri “fitoi” një vit jetë për gabimin e mjekëve

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:46

SHBA përshkallëzon tensionet me Kubën, Rubio: S’ka...

11:29

Blerina apo Henri, kush largohet? Vota e...

11:26

Fier/ Kapet me dy kallashnikovë në banesë...

10:59

Ministrja Sala me studentët e mjekësisë: Inteligjenca...

10:43

Lamallari takohet me Ministrin e Brendshëm të...

10:40

Trump thotë se SHBA-të do të dërgojnë...

10:11

Anulohet në minutën e fundit ekzekutimi me...

10:04

76-vjeçari me kamion futet në korsinë e...

9:51

Përfshihet nga flakët reparti i baterive në...

9:49

Në prag të zgjedhjeve, Qeveria në detyrë...

9:04

Aktivisti shqiptar u ndalua nga autoritetet izraelite,...

8:50

Arrestohen shpërndarësit e drogës në Laç, lënda...

8:46

Ministri Hoxha merr pjesë në takimin e...

8:36

Digjen katër betoniere në Vlorë, dyshohet për...

8:27

Rama: Fitoi Shqipëria europiane! Kryeminisri reagon pas...

10:47

“Gara” për kreun e PD-së, Hitaj: Salianji...

10:38

U godit me sende të forta, gazetari...

10:29

Kume: Shqipëria, shumë e vogël për të...

10:14

Dhunohet me sende të forta nga disa...

10:06

Gazetari në QUO VADIS: Duhet të japin...

Më të klikuarat

  • “Ditë vendimtare që ndikojnë gjithë verën për 12 shenj...
  • “Pas vdekjes së Visit…”, babai i Ervis Mar...
  • “Kam lëvizur me 800 mijë dollarë cash në vitin ’99, bandat i...
  • “Ndihesh i braktisur nga fëmijët, familja”, përl...
  • VIDEO/ Aksidenti i rëndë në Shkodër, momenti kur shoferi i m...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.