Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
31 August 2026
Vizion fokus

Situata e zjarreve në vend, 4 vatra mbeten aktive

Përmbytjet në Nepal/ Pak shpresë për të mbijetuar, mbi...

Humbi jetën gjatë transportit për në Tiranë 37-vjeçarja shtatzënë,...

Tragjedi në Romë! Gjenden të pajetë në banesë prindërit...

Plagoset me thikë 39-vjeçari në Tiranë

“Nëse nuk kthehesh në shtëpi, do të kesh një...

Ministri iranian sulmon Netanyahun: “Gjarpri” që shtyu Trumpin në...

Lamallari: Besa, korrektësia dhe prania besnike pranë qytetarit janë...

Mehmeti refuzoi të largohet nga Ipsuiç, flet trajneri: Është...

Qielli mbulohet nga tymi, dronët rusë godasin depot në...

“BE shtoi kushtet për Shqipërinë”, Berisha: Brukseli kritoi Ramën edhe për sulmet ndaj SPAK!

22 Maj 15:11

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përshëndetur miratimin e raportit të piketave të ndërmjetme, IBAR, në Bruksel. Në një konferencë me gazetarët, Berisha deklaroi se ky dokument është vlerësimi më i saktë për sfidat që ka Shqipëria.

“Ky raport është një fitore për çdo shqiptar që konsideron të ardhmen e tij më të mirë në Bashkimin Europian, por beson se shqiptarët në këtë proces bëhen më të lirë, më të mëkëmbur, më të sigurt, me kusht që ky të jetë një proces i bazuar në meritë.”

Sipas Berishës, përgjatë negociatave të muajve të fundit mes Komisionit Europian dhe vendeve anëtare të BE-së janë shtuar kushtet për Shqipërinë. Për të mbështetur këtë ide, Berisha krahasoi draftin e parë të hartuar nga Komisioni në shkurtin e këtij viti, kur IBAR nisi shqyrtimin në grupin e punës për zgjerimin, të njohur me emrin COELA, me dokumentin që vendet anëtare miratuan në fund.

Berisha ka veçuar nga ky raport çështjen e korrupsionit, pasi sipas tij vendet anëtare kanë ashpërsuar gjuhën.

“Tani është kaluar në një terminologji krejtësisht tjetër: korrupsioni, shqetësim vendimtar, themelor. Me një fjalë, Shqipëria pothuajse me karton të kuq. Krucial. Nuk e kisha hasur kurrë. Kam hasur terma ‘galopant’, ‘përvaziv’, por ‘krucial’ jo. Ky është vlerësimi dhe cilësimi që i ka bërë COELA pas zbulimit se Edi Rama qëndron prapa dosjeve të Lubi Ballukut dhe Lindave të tij. ‘Krucial’ sinjalizon status afër vijës së kuqe në gjuhën diplomatike.”

Berisha veçoi edhe shqetësimin e vendeve anëtare të BE-së për presionet dhe gjuhën e ekzekutivit dhe legjislativit ndaj SPAK-ut dhe gjykatave. Edhe pse vetë është një prej politikanëve që ka përdorur kritikat më të ashpra ndaj SPAK-ut, Berisha deklaroi se kritikat e Brukselit janë për kryeministrin Edi Rama.

“Pas sulmeve dhe bllokimit të SPAK-ut nga Edi Rama, BE del hapur në mbrojtje të rezultateve, domethënë të padive të paraqitura ndaj Lubi Ballukut dhe zyrtarëve të tjerë të AKSHI-t dhe të rrugëve. Është shtuar: ‘BE mirëpret rezultatet e mira të arritura gjer tani nga SPAK-u dhe gjykatat e tij, përfshi rastet e korrupsionit në nivelet e larta.’”

Kryetari i PD-së nënvizoi si shumë të rëndësishëm për Shqipërinë edhe kushtëzimin e rrugës së integrimit me mbajtjen e zgjedhjeve në përputhje me standardet e OSBE-ODIHR-it.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
Berisha

Nga e njëjta kategori

Situata e zjarreve në vend, 4 vatra mbeten aktive

më shumë...

Përmbytjet në Nepal/ Pak shpresë për të mbijetuar, mbi 900 punëtorë besohet se janë bllokuar nën tokë

më shumë...

Humbi jetën gjatë transportit për në Tiranë 37-vjeçarja shtatzënë, Ministria e Shëndetësisë reagon pas tragjedisë së dyfishtë

më shumë...

Plagoset me thikë 39-vjeçari në Tiranë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

8:31

Situata e zjarreve në vend, 4 vatra...

8:09

Përmbytjet në Nepal/ Pak shpresë për të...

8:07

Humbi jetën gjatë transportit për në Tiranë...

7:46

Tragjedi në Romë! Gjenden të pajetë në...

7:33

Plagoset me thikë 39-vjeçari në Tiranë

7:19

Çfarë i ndodh organizmit kur qëndrojmë gjithë...

7:12

“Nëse nuk kthehesh në shtëpi, do të...

6:46

Ministri iranian sulmon Netanyahun: “Gjarpri” që shtyu...

6:34

Lamallari: Besa, korrektësia dhe prania besnike pranë...

6:24

Mehmeti refuzoi të largohet nga Ipsuiç, flet...

6:22

Qielli mbulohet nga tymi, dronët rusë godasin...

6:05

Përgjysmohen sipërfaqet me vreshta në Roskovec, fermerët...

5:53

Messi shokon tifozët e Argjentinës: Lamtumirë! Po...

5:41

Punimet në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH njofton bllokimin...

5:34

Aksident pranë Spitalit Memorial të Fierit, tre...

5:32

Arratisje si në filma, 35-vjeçari pret hekurat...

5:16

Pesë vite pasi u shpall “non grata”,...

5:12

Pas shkarkimit nga Veliaj, Ristani largohet përfundimisht...

5:02

Gjermania kërkon raketa me rreze të gjatë,...

4:50

Parashikimi i motit për ditën e martë,...

Më të klikuarat

  • Pas shkarkimit nga Veliaj, Ristani largohet përfundimisht ng...
  • Pësoi arrest kardiak në burg, ndërron jetë 32-vjeçari në Vlo...
  • 37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë gjatë transportimit në Ti...
  • “Nëse nuk kthehesh në shtëpi, do të kesh një jetë ferri”, pr...
  • Në muajin e shtatë të shtatëzanisë, humb jetën gjatë transpo...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.