Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
22 May 2026
Vizion fokus

Mediu takon Zëvendës Sekretarin Amerikan të Shtetit në Washington:...

“Do jesh kryeministrja e parë e Japonisë që vjen...

“Japonia mbështet Shqipërinë në BE”, kryeministrja Sanae Takaichi pret...

A do të vazhdojnë të rriten qiratë në vend?...

SHBA përshkallëzon tensionet me Kubën, Rubio: S’ka gjasa për...

Lamallari takohet me Ministrin e Brendshëm të Austrisë: Forcojmë...

Trump thotë se SHBA-të do të dërgojnë 5,000 trupa...

Anulohet në minutën e fundit ekzekutimi me vdekje në...

76-vjeçari me kamion futet në korsinë e kundërt, përplaset...

Aktivisti shqiptar u ndalua nga autoritetet izraelite, ministri Hoxha:...

“Japonia mbështet Shqipërinë në BE”, kryeministrja Sanae Takaichi pret Ramën: Dëshiroj të thellojmë bashkëpunimin

22 Maj 13:55

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet në Tokio të Japonisë, ku është pritur në një ceremoni zyrtare nga kryeministrja japoneze Sanae Takaichi. Gjatë ceremonisë së pritjes dhe deklaratave për shtyp, dy liderët vlerësuan marrëdhëniet mes dy vendeve dhe theksuan forcimin e bashkëpunimit politik e ekonomik.

Kryeministrja japoneze Sanae Takaichi u shpreh e lumtur për takimin e parë me kreun e qeverisë shqiptare, duke e cilësuar Shqipërinë një partnere të rëndësishme për Japoninë.

Takaichi vlerësoi gjithashtu rolin e Shqipërisë në ruajtjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe falënderoi qeverinë shqiptare për mbështetjen ndaj vizionit për një Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur.

Kryeministrja e Japonisë SanaeTakaichi:E mirëpres me zemër vizitën e Kryeministrit Rama, sot. Jam shumë e lumtur që kam mundësinë t’ju takoj për herë të parë.

Shqipëria është partnere e rëndësishme, me të cilën ndajmë vlera dhe parime të përbashkëta. Ne jemi të kënaqur që negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian po përparojnë në mënyrë të qëndrueshme.

Japonia, në kuadër të Nismës së Bashkëpunimit me Ballkanin Perëndimor, të propozuar nga ish-Kryeministri do të vijojë të mbështesë fuqimisht anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

I shpreh respekt Shqipërisë për kontributin aktiv që jep në stabilitetin rajonal në Ballkanin Perëndimor, një rajon me histori komplekse.

Gjithashtu, ju falënderoj nga zemra për mbështetjen e Shqipërisë ndaj vizionit për një Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur.Këtë muaj, në përvjetorin e dhjetë të shpalljes së këtij vizioni, ne prezantuam vizionin e përditësuar për një Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur. Ky vizion zhvillon më tej qasjen e mëparshme, duke vendosur autonominë dhe qëndrueshmërinë si dy elemente thelbësore, me synimin që i gjithë rajoni të bëhet së bashku më i fortë dhe më i begatë.

Në një kohë kur siguria e Europës, Atlantikut dhe Indo-Paqësorit po bëhet gjithnjë e më e ndërlidhur, dëshirojmë ta thellojmë edhe më tej bashkëpunimin me Shqipërinë.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Japoni rama

Nga e njëjta kategori

Evis Berberi mbetet në qeli, Gjykata rrëzon kërkesën e ish-kreut të ARRSH për tu liruar nga burgu

më shumë...

Mediu takon Zëvendës Sekretarin Amerikan të Shtetit në Washington: SHBA mbështetje për demokracinë në Shqipëri

më shumë...

“Do jesh kryeministrja e parë e Japonisë që vjen në Shqipëri”, Rama fton Takaichi në Tiranë: Do “marrim hak” për mikpritjen

më shumë...

Policia e Shtetit dhe Zyra Federale Kriminale e Gjermanisë forcojnë bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

2:42

Evis Berberi mbetet në qeli, Gjykata rrëzon...

2:16

Mediu takon Zëvendës Sekretarin Amerikan të Shtetit...

2:01

“Do jesh kryeministrja e parë e Japonisë...

1:55

“Japonia mbështet Shqipërinë në BE”, kryeministrja Sanae...

1:43

Policia e Shtetit dhe Zyra Federale Kriminale...

12:58

I zhdukur prej tre ditësh, gjendet 78-vjeçari...

12:45

A do të vazhdojnë të rriten qiratë...

12:45

Përplasjet mes ortakëve në Aeroportin e Vlorës,...

11:46

SHBA përshkallëzon tensionet me Kubën, Rubio: S’ka...

11:29

Blerina apo Henri, kush largohet? Vota e...

11:26

Fier/ Kapet me dy kallashnikovë në banesë...

10:59

Ministrja Sala me studentët e mjekësisë: Inteligjenca...

10:43

Lamallari takohet me Ministrin e Brendshëm të...

10:40

Trump thotë se SHBA-të do të dërgojnë...

10:11

Anulohet në minutën e fundit ekzekutimi me...

10:04

76-vjeçari me kamion futet në korsinë e...

9:51

Përfshihet nga flakët reparti i baterive në...

9:49

Në prag të zgjedhjeve, Qeveria në detyrë...

9:04

Aktivisti shqiptar u ndalua nga autoritetet izraelite,...

8:50

Arrestohen shpërndarësit e drogës në Laç, lënda...

Më të klikuarat

  • “Ditë vendimtare që ndikojnë gjithë verën për 12 shenj...
  • 76-vjeçari me kamion futet në korsinë e kundërt, përplaset k...
  • Dakordësimi për ndryshimet, Hitaj ngre dyshimet: “Muajt e mj...
  • Shqipëria një hap më afër BE-së, Mërtiri: Lajm pozitiv, por...
  • “Ndihesh i braktisur nga fëmijët, familja”, përl...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.