Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
22 May 2026
Vizion fokus

Mediu takon Zëvendës Sekretarin Amerikan të Shtetit në Washington:...

“Do jesh kryeministrja e parë e Japonisë që vjen...

“Japonia mbështet Shqipërinë në BE”, kryeministrja Sanae Takaichi pret...

A do të vazhdojnë të rriten qiratë në vend?...

SHBA përshkallëzon tensionet me Kubën, Rubio: S’ka gjasa për...

Lamallari takohet me Ministrin e Brendshëm të Austrisë: Forcojmë...

Trump thotë se SHBA-të do të dërgojnë 5,000 trupa...

Anulohet në minutën e fundit ekzekutimi me vdekje në...

76-vjeçari me kamion futet në korsinë e kundërt, përplaset...

Aktivisti shqiptar u ndalua nga autoritetet izraelite, ministri Hoxha:...

Policia e Shtetit dhe Zyra Federale Kriminale e Gjermanisë forcojnë bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar

22 Maj 13:43

Delegacioni nga Departamenti për Bashkëpunimin Ndërkombëtar i Zyrës Federale Kriminale të Gjermanisë (BKA), i kryesuar nga Drejtori i Drejtorisë për Ndihmën Policore, z. Gregor Erb, zhvilloi një vizitë në ambientet e DPPSh-së, ku u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita.

Fokusi i takimit ishte forcimi i bashkëpunimit dhe përmirësimi i planifikimit të mbështetjes që BKA-ja gjermane ofron për Policinë Kriminale dhe Institutin e Policisë Shkencore.

Gjithashtu, u diskutua harmonizimi i këtij bashkëpunimi me projekte të tjera policore të Bashkimit Europian në rajon.

Drejtori i Përgjithshëm falënderoi BKA-në dhe Policinë gjermane për mbështetjen, besimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, dhe theksoi se lufta kundër krimit global kërkon aleanca të forta dhe koordinim të qëndrueshëm ndërkombëtar. Drejtori shprehu bindjen se ky takim do të shërbejë për koordinimin më efikas të projekteve të përbashkëta, identifikimin e prioriteteve të reja dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të tjera me interes të ndërsjellë.

Më tej, Drejtor Hita rikonfirmoi vendosmërinë e tij dhe të Policisë së Shtetit për ta thelluar edhe më tej bashkëpunimin me Zyrën Federale Kriminale të Gjermanisë (BKA), Policinë gjermane dhe të gjithë partnerët ndërkombëtarë, në funksion të goditjes së krimeve globale.

Nga ana e tij, Gregor Erb, në emër të BKA-së dhe delegacionit gjerman, falënderoi Drejtorin e Përgjithshëm për mikpritjen dhe e uroi për detyrën.

Gjithashtu, ai garantoi Drejtorin për mbështetjen e Policisë së Shtetit nga BKA-ja dhe agjencitë ligjzbatuese gjermane, përmes projekteve të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar, si dhe me trajnime dhe pajisje moderne, që do të ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen profesionale të strukturave të Policisë Kriminale dhe të Institutit të Policisë Shkencore.

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
Policia e Shtetit Zyra Federale Kriminale e Gjermanisë

Nga e njëjta kategori

Evis Berberi mbetet në qeli, Gjykata rrëzon kërkesën e ish-kreut të ARRSH për tu liruar nga burgu

më shumë...

Mediu takon Zëvendës Sekretarin Amerikan të Shtetit në Washington: SHBA mbështetje për demokracinë në Shqipëri

më shumë...

“Do jesh kryeministrja e parë e Japonisë që vjen në Shqipëri”, Rama fton Takaichi në Tiranë: Do “marrim hak” për mikpritjen

më shumë...

“Japonia mbështet Shqipërinë në BE”, kryeministrja Sanae Takaichi pret Ramën: Dëshiroj të thellojmë bashkëpunimin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

2:42

Evis Berberi mbetet në qeli, Gjykata rrëzon...

2:16

Mediu takon Zëvendës Sekretarin Amerikan të Shtetit...

2:01

“Do jesh kryeministrja e parë e Japonisë...

1:55

“Japonia mbështet Shqipërinë në BE”, kryeministrja Sanae...

1:43

Policia e Shtetit dhe Zyra Federale Kriminale...

12:58

I zhdukur prej tre ditësh, gjendet 78-vjeçari...

12:45

A do të vazhdojnë të rriten qiratë...

12:45

Përplasjet mes ortakëve në Aeroportin e Vlorës,...

11:46

SHBA përshkallëzon tensionet me Kubën, Rubio: S’ka...

11:29

Blerina apo Henri, kush largohet? Vota e...

11:26

Fier/ Kapet me dy kallashnikovë në banesë...

10:59

Ministrja Sala me studentët e mjekësisë: Inteligjenca...

10:43

Lamallari takohet me Ministrin e Brendshëm të...

10:40

Trump thotë se SHBA-të do të dërgojnë...

10:11

Anulohet në minutën e fundit ekzekutimi me...

10:04

76-vjeçari me kamion futet në korsinë e...

9:51

Përfshihet nga flakët reparti i baterive në...

9:49

Në prag të zgjedhjeve, Qeveria në detyrë...

9:04

Aktivisti shqiptar u ndalua nga autoritetet izraelite,...

8:50

Arrestohen shpërndarësit e drogës në Laç, lënda...

Më të klikuarat

  • “Ditë vendimtare që ndikojnë gjithë verën për 12 shenj...
  • 76-vjeçari me kamion futet në korsinë e kundërt, përplaset k...
  • Shqipëria një hap më afër BE-së, Mërtiri: Lajm pozitiv, por...
  • Dakordësimi për ndryshimet, Hitaj ngre dyshimet: “Muajt e mj...
  • Nga SPAK te korrupsioni e zgjedhjet, kriteret dhe kritikat e...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.