E mërkurë, 21 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

76-vjeçari me kamion futet në korsinë e kundërt, përplaset kokë më kokë me makinën, babë e bir dhe dy 20-vjeçarë të vdekur në Maqedoninë e Veriut

Maqedoni e Veriut – Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Radishan–Prishtinë–Mirkovcë, ku katër persona humbën jetën pas një përplasjeje të fuqishme mes një veture “BMW” me targa të Shkupit dhe një kamioni me targa të Kosovës.

Pas hetimeve dhe verifikimeve të kryera nga autoritetet, viktimat janë identifikuar si Riste Velkov, 51 vjeç, dhe djali i tij, A.V 20 vjeç

Reklamë

Gjithashtu viktima kanë mbetur edhe dy të rinj të tjerë, P.M. (20 vjeç) dhe M.GJ. (20 vjeç). Të katër ndodheshin në automjetin “BMW” në momentin e aksidentit.

Sipas të dhënave paraprake hetimore, drejtuesi i kamionit, shtetasi B.B. (76 vjeç) me mbiemrin Behrami, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin për shkak të lodhjes.

Reklamë

Kamioni ka kaluar mbi gardhin metalik ndarës të rrugës dhe ka hyrë në korsinë e kundërt, ku është përplasur kokë më kokë  me veturën që po vinte nga drejtimi i kundërt.

Përplasja ka qenë e fortë dhe si pasojë automjeti “BMW” është përfshirë menjëherë nga flakët. Zjarri e ka shkatërruar pothuajse tërësisht mjetin, duke e bërë të vështirë identifikimin e viktimave, i cili është kryer pas disa orësh punë nga ekipet e mjekësisë ligjore.

Në vendin e ngjarjes vazhdojnë ekzaminimet teknike dhe hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë