Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
14 August 2026
Vizion fokus

Dinamo mund 4 me 0 Audan, shkon për herë...

Përmbysje e madhe! Egnatia shkon në Europë, shkatërrojnë me...

Treni del nga shinat pranë Lewes në Anglinë juglindore,...

OKB: Korriku muaji më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë

Dita e 75 e protestës, pas fjalimeve në Bulevard...

Hegseth: SHBA mund ta mbajë bllokadën e porteve iraniane...

Dy motrat humbin jetën tragjikisht në Lushnjë, policia jep...

Situata e zjarreve në vend, Minsitria e Mbrojtjes jep...

Zjarr në masivin pyjor në Labinot Mal, zjarrfikësit vënë...

Angli/ Zjarri masiv në Stourbridge, shkrumbohen 6 shtëpi

Kurti: Murat Jashari do të ishte figura ideale për president

2 Mars 12:53

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) ka thënë të dielën se beson që Murat Jashari – nga familja e heroit Adem Jashari – do të ishte figura ideale për pozitën e presidentit dhe nëse për partitë politike në Kosovë ka qenë e pamundshme të gjendet një figurë unifikuese për këtë pozitë, atëherë pajtohet që secila parti të ketë kandidatin e vet për president në Kuvend.

Murat Jashari, djali i Rifat Jasharit, vëllait të Adem Jasharit, dhe anëtarë tjerë të familjes, e kanë bërë të qartë më herët gjatë javës se nuk kanë ambicie për pozitën e presidentit, dhe një pozitë të tillë do ta shqyrtonin vetëm një rast të ndonjë gjendjeje të jashtëzakonshme apo lufte civile.

Kurti e ka përmendur se marrë për bazë situatën aktuale gjeopolitike në botë, ai beson se vendit i duhet “një figurë që u bën ballë shtrëngatave” me të cilat përballet shteti, prandaj sipas tij, Murat Jashari “do të ishte zgjedhja e duhur në momentin e duhur” dhe vazhdon të mbetet rasti ideal.

“Bindja ime ka qenë dhe vazhdon të mbetet se një figurë, profesor e personalitet sikurse Murat Jashari, do të gëzonte mbështetje gjithëpartiake, do të ishte nder për republikën, stabilitet për institucionin dhe siguri për kombin. Rrethanat gjeopolitike, lufta në Ukrainë, konflikti SHBA-Iran dhe tensionet në Lindjen e Afërt dhe të Mesme, si dhe kërcënimet e njëpasnjëshme nga Serbia, përfshirë agresionin terrorist në Banjskë, sulmin kinetik në kanalin e Ibër-Lepencit, dhe kërcënimet e përditshme nga fqinji ynë verior kërkojnë një moment reflektimi”, ka thënë Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së.

Presidentja aktuale, Vjosa Osmani ka thënë se e dëshiron edhe një mandat, mirëpo LVV-ja, e cila e pati kandiduar për mandatin e parë, tani nuk e përmend emrin saj.

Edhe partitë opozitare duket se nuk kanë votë për të, meqë me raste e kanë kritikuar për njëanshmëri në të mirë të partisë së Kurtit.

“Nëse nuk arrijmë të gjejmë një figurë unifikuese që siguron mbështetjen e të paktën 80 deputetëve, atëherë një nga opsionet e mbetura është që secila parti të propozojë kandidatin e vet për president dhe të gjithë t’i nënshtrohen garës brenda Kuvendit. Në fund do të fitojë ai ose ajo që arrin të marrë mbështetjen e deputetëve nga tri rundet, siç e kërkon Kushetuta në procedurën e saj”, ka thënë Kurti.

Ai e ka bërë këtë deklaratë teksa e ka komentuar ofertën që i ka bërë një ditë më parë Bedri Hamza i Partisë Demokratike të Kosovës që emri i presidentit të propozohet nga partia që udhëheq ai.

Për të propozuar një kandidat për president duhet siguruar 30 nënshkrime deputetësh, ndërsa LVV-ja, e vetme, i ka 57 sosh. Të gjitha partitë tjera i kanë më pak se 30 deputetë.

Për zgjedhjen e kandidatit nevojiten të paktën 80 vota në njërin nga dy rundet e para, ose 61 në të tretin, prej 120 votave në total.

Kurti ka paralajmëruar se të hënën do të diskutojë sërish për këtë çështje me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

“Nëse subjektet pajtohen që ky të jetë rrugëtimi, pra garë e hapur, ku secili subjekt e ka kandidatin apo kandidaten për president, atëherë edhe ne pajtohemi me këtë qasje dhe LVV-ja do ta ketë kandidatin e saj për president”, ka thënë mes tjerash Kurti.

Ndonëse Hamza i ka bërë ofertë Kurtit që kandidimin ta bëjë partia e tij, ai nuk e ka përmendur ndonjë emër konkret.

Pozita e presidentit në Kosovë është kryesisht ceremoniale – për shkak se vendi është republikë parlamentare – dhe prej një presidenti kërkohet të jetë figurë unifikuese mes partive politike.

Më herët gjatë javës, Arsim Bajrami, ish-ministër i Administratës Publike dhe i Arsimit, ka shprehur gatishmërinë për t’u bërë president.

Njëjtë, gatishmëri ka shprehur javë më parë edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, mirëpo partitë tjera nuk i kanë dhënë mbështetje.

Nëse vendi dështon që të finalizojë këtë proces me kohë, atëherë përballet me zgjedhje të parakohshme parlamentare, pa i bërë ende një muaj prej kur u bë me Qeveri të re.

Organizata të shoqërisë civile kanë bërë thirrje që një proces i tillë të shmanget, duke kërkuar që interesi qytetar të vendoset para atij partiak.

Posted Under:
Anash Kosova
Tagged:
Familja Jashari kosove kurti murat jashari president

Nga e njëjta kategori

Dinamo mund 4 me 0 Audan, shkon për herë të dytë në play off-in e Conference League

më shumë...

Përmbysje e madhe! Egnatia shkon në Europë, shkatërrojnë me 5 gola Shamrockun

më shumë...

Treni del nga shinat pranë Lewes në Anglinë juglindore, plagosen 11 persona (VIDEO)

më shumë...

OKB: Korriku muaji më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:41

Dinamo mund 4 me 0 Audan, shkon...

11:08

Përmbysje e madhe! Egnatia shkon në Europë,...

10:46

Ngrënia e ushqimit nga enë plastike rrit...

10:27

Treni del nga shinat pranë Lewes në...

10:17

OKB: Korriku muaji më vdekjeprurës për civilët...

10:10

Pse disa njerëz e përballojnë më mirë...

9:33

Dita e 75 e protestës, pas fjalimeve...

9:31

Hegseth: SHBA mund ta mbajë bllokadën e...

9:30

Ja pse ktheheni nga pushimet të lodhur

9:10

Dy motrat humbin jetën tragjikisht në Lushnjë,...

8:56

Situata e zjarreve në vend, Minsitria e...

8:53

Zjarr në masivin pyjor në Labinot Mal,...

8:48

Angli/ Zjarri masiv në Stourbridge, shkrumbohen 6...

8:29

Tragjedi në Lushnjë/ Makina përfundon në kanalin...

8:18

Merr zjarr pylli me pisha në Peshtan...

8:06

Vlahoviç largohet nga Juventusi, firmos me klubin...

8:03

Suedia ul moshën e përgjegjësisë penale në...

7:23

Shkeli perimetrin e sigurë dhe rrezikoi jetën...

7:20

Krem apo sprej kundër diellit? Ja cili...

7:03

Europa po digjet nga zjarret, Spanja dhe...

Më të klikuarat

  • Merr fund java e “Ferrit”, nga nesër nis ulja e temperaturav...
  • E trishtë! Ish-legjenda e Flamurtarit gjendet i vdekur në ba...
  • “Nuk ndihem mirë”, ndërron jetë në moshën 64-vjeçare ish-kry...
  • Rama pas deklaratës së Zelenskyt për Kosovën: Ukraina gabon...
  • Dy motrat humbin jetën tragjikisht në Lushnjë, policia jep d...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.