Subscribe

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka prezantuar kandidatët për deputetë në qakrun e Elbasanit, qark në të cilin kandidon edhe ajo vetë. Gjatë fjalës para simpatizantëve, Kryemadhi u ndal tek ndryshimet në Kodin Zgjedhor, që sipas saj u bënë më qëllim për të dëmtuar LSI-në.

 

“Në fakt Edi Rama e bëri Kodin Zgjedhor se mendoi që mund të dëmtonte opozitën, por ky Kod Zgjedhor ka favorizuar LSI-në, e cila ka 153 kandidatë, të cilët kanë shanset dhe mundësitë që të tërheqin votat, të cilat kanë qenë të pamundura t’i tërhiqnim ne vetëm me logon e LSI-së. Pra, janë kandidatë, të cilët përfshihen me kapacitetet e tyre, me angazhimet e tyre personale, të cilat sjellin jo vetëm vota të tjera, por edhe angazhimin e shumë vlerave të shoqërisë për të cilat ne kemi nevojë.”

 

Monika Kryemadhi tha se nëse nuk mban një nga premtimet e parashikuara në program, nuk do të kërkojë më vota për LSI.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *