Festivali  i Filmit Europian në Berlin vlerëson filmat shqiptarë. “Krom” nga Bujar Alimani merr çmimin e regjisë më të mirë, ndërsa filmi “Home Sweet Home”, produksion i Kosovës, nxjerr aktorin më të mirë protagonist. Si për regjisorin Bujar Alimani, po ashtu edhe për aktorin Donat Qosja, këto nuk janë çmimet e para që vlerësojnë punën e tyre në këto dy produksione kinematografike. Filma me metrazhë të gjatë “Krom” dhe “Home Sweet Home” janë prezantuar në Berlin shqip e të përkthyer me titra në anglisht. Filmi i Kosovës është vlerësuar edhe me tre çmime të tjera në javën e filmit mbarëshqiptar, zhvilluar pak orë më parë në New York.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *