E martë, 29 Shtator 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

“Çdo demokrat të shkojë në protestë”, Berisha: PD mbështet plotësisht kërkesat e të rinjve

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha shprehu mbështetjen ndaj kërkesave të protestuesve që janë ngritur për çështjen e Zvërnecit. Në mbledhjen e grupit parlamentar, kryedemokrati u shpreh se forca politike që ai drejton do të jetë në krahë të qytetarëve.

“Unë do të ndalem pak këtu për një briefing të huaj, por dhe të qytetarëve shqiptarë lidhur me pse ne mbështesim plotësisht kërkesat e parashtruara nga qytetarët me një deklaratë të tyre serioze. Ne mbështesim largimin e Edi Ramës si një armik i egër i kombit shqiptar, i demokracisë, integrimit dhe të ardhmes së Shqipërisë”, tha Berisha. 

Reklamë

Madje Berisha kerkoi qe deputetet demokrate ti bashkohen qytetarëve.

“Çdo simpatizanet i PD duhet të jetë në protestë”, shtoi Berisha. 

Berisha u shpreh se forca politike që ai drejton, ka kundërshtuar çdo nismë të qeverisë që kërcënonte mjedisin.

“Kjo parti ka mbajtur një qëndrim të palëkundur konsekuent. Ne kemi mbrojtur parimet kushtetuese, parimet ligjore, parimet ndërkombëtare. Edi Rama e nisi me shkatërrimin e Parkut të Butrinti, e vijoi me Nartën. Nuk ka krim më të shëmtuar se aeroporti”, tha Berisha. 

Kryetari i Partisë Demokratike bëri me dije se gjatë pjesëmarrjes në takimin e  Partive Popullore Europiane ka informuar ndërkombëtarët për tubimet që po zhvillohen në kryeqytet prej disa ditësh.

Më shumë video

Reklamë