Pas vatrave të zjarrit në pallate, ndërtuesit kërkojnë më shumë kontroll për materialet e ndërtimit që ndodhen sot në treg, për të shmangur rastet e rrezikut. Po ashtu, gjatë një tryeze shumëpalëshe me fokus “Siguria në ndërtime”, u bë thirrje që materialet që shkaktojnë probleme, të mos lejohet të përdoren më.
“Materialet cilësia e parë, cilësia e dytë nuk ekzistojnë. Ka materiale cilësorë dhe skarcop që shiten nën petkun e ciolësisë së dytë. Ndërtuesit e kanë të vësdhtirë të kuptojnë në treg nëse është apo jo cilësore. Duhet të ngrihet një strukturë që të merret me standardet e projektimit, instituti i projektimit ka qenë shumë i rëndësishëm dikur. Materialet që nuk përmburshin standardet, duhet të bllokohen që në doganë, të mos futen në treg”, tha Erion Harizi, Shoqata e Ndërtuesve.
“Në rastin e zjarrit është ngritur grupi i punës, ne e kemi për detyrë të kuptojmë nëse ky materiali që na krijon djegie, është material i miratuar me patentë? Nëse është, atëherë duhet të reagojmë të gjithë për të thënë që i plotëson kushtet teknike, por në fasadat e ventiluara na krijon rrezik dhe le të merren masa që ky material të mos përdoret më në ndërtim”, u shpreh Afrim Qendro, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit
Ndërsa kreu i Inspektoratit të Përgjithshëm, Dashnor Sula nënvizoi se nevojiten të gjitha hallkat e inspektimit, qoftë ai për zjarret, për instalimet apo i eficencës së energjisë që të garantohen ndërtesa të sigurta.





