E mërkurë, 14 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 30 minuta më parë
Bota

Protesta të dhunshme në Irlandë, sulmi me thikë nga një sudanez nxjerr në rrugë qindra qytetarë. Sulmohen shtëpitë e emigrantëve

Një sulm brutal me thikë në Belfast, ku një burrë rreth të 40-ave mbeti i plagosur rëndë nga një shtetas sudanez, ka shkaktuar një valë protestash dhe dhunë kundër emigrantëve në Irlandën e Veriut.

Pas publikimit të pamjeve të incidentit, qindra protestues, shumë prej tyre të maskuar, dolën në rrugë dhe u përplasën dhunshëm me policinë, duke sulmuar edhe banesa ku jetonin familje emigrantësh.

Reklamë

Po ashtu protestuesit i vunë flakën një numri makinash në të gjithë qytetin, ndërsa një autobus u përfshi nga flakët në Belfastin lindor.

Disa banorë u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre, ndërsa disa ndërtesa u përfshinë nga flakët.

Reklamë

Kryeministrja e Irlandës së Veriut, Michelle O’Neill, i dënoi sulmet duke i cilësuar si akte frikacake dhe të papranueshme, ndërsa më herët kryeministri britanik Keir Starmer e përshkroi sulmin me thikë si “të neveritshëm”.

I dyshuari për sulmin është akuzuar për tentativë vrasjeje dhe vepra të tjera penale, ndërsa policia ka bërë të ditur se ngjarja nuk po hetohet si akt terrorist.

Protesta janë raportuar edhe në Angli, Uells dhe Skoci.

Vazhdo të lexosh

Reklamë