E diel, 11 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

I dënuar me 15 vite burg për trafikim të qenieve njerëzore, arrestohet në Itali i shumëkërkuari shqiptar

Një 42-vjeçar shqiptar, i dënuar me 15 vite burgim për trafikim të qenieve njerëzore, është arrestuar në Itali me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

Sipas autoriteteve, 42-vjeçari Sefer Selimaj alias Ani Ibraliu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Tiranës, në vitin 2017, e kishte dënuar me 15 vjet burgim për veprën penale “Trafikimi i qenieve njerëzore”.

Reklamë

Nga ky dënim, Selimajt i kanë mbetur për të vuajtur edhe 13 vjet, 10 muaj e 19 ditë burgim.

“Gjatë kësaj faze të operacionit të koduar “The Wanted”, si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve operacionale ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe specialistëve të Interpol Romës, u arrestua në Itali, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi Sefer Selimaj alias Ani Ibraliu, 42 vjeç.

Reklamë

Ai ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit, Tiranë, në vitin 2017, e ka dënuar me 15 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i qenieve njerëzore”. Nga dënimi, 42-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 13 vjet, 10 muaj dhe 19 ditë burgim.

Vijon bashkëpunimi me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 42-vjeçarit, në Shqipëri”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë