E shtunë, 7 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

Kriza në sektorin e mineraleve

Ministria e Financave ka pranuar propozimet e asaj të energjisë për të ulur çmimin e referencës që sektori minerar paguan për rentën. Ka qënë ministri Damian Gjiknuri, i cili pas një aktiviteti të industrisë së kromit në Shqipëri, tha se paketa e re fiskale do të jetë gati në qershor. Gjiknuri shpjegoi se nuk ka më kuptim që të vijohet taksimi për një vlerë çmimi që ka qënë në 2012-ën. Një tjetër lehtësi që qeveria kërkon t’i bëjë këtij sektori është edhe heqja e detyrimit për të lënë garanci në bankë 10% e investimit të industrisë dhe zhvillimit të mjedisit. Kjo bëhet që bizneset të mos kenë vështirësi për të përdorur likuiditet. Çmimet e mineraleve kanë rënë ndjeshëm në tregjet ndërkombëtare dhe një pjesë e minierave në Shqipëri rrezikojnë mbylljen. Gjati vitit të fundit kromi dhe bakri kanë rënë me 40%, nikeli me 77% dhe zinku me 20%.

Më shumë video

Reklamë